Lugina e preshevës do të jetë në fokusin e interesimit të shtuar të Shqipërisë

Këtë e deklaroi z. Bujar Nishani, president i Republikëss së Shqipërisë në një takim me përfaqësusit politik dhe institucional të Luginës së Preshevës, të realizuar sot në Prishtinë. Delegacioni i përfaqësuesve institucional dhe politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, i kryesuar nga z. Galip Beqiri, kryetar i KKSH, është takuar, sopt, në Prishtinë, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nioshani, në kuadër të takimeve të itn si pjesë e adjendës gjatë vizitës që po bën në Kosovë. Delegacioni në përbërje të të cilit, veç kryetarit Beqiri, ishin edhe Riza Halimi, deputet popullor, Jonuz Musliu nga LPD, Rahmi Zulfiu nga UDSH, Shaip Kamberi nga PVD, Belgzim Kamberi nga KDNJ dhe Izet Qazimi vëllau i kom. LLeshit, njëri ndër 8 të arrestuarit në aksionin e katër majit të xhandarmerisë serbe, kanë njoftuar presidentin Nishani për rrjedhat e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, me ç,rast kanë shprehur brengosjen për situatën e rëndë të shqiptarëve të këtij rajoni.

Delegaciuoni nga Lugina e Preshevës, ka falënderuar shtetin shqipëtar dhe institucionet e tij për ndihmën që po i jep shqiptarëve të këtij rajoni, veçmas në sferën e arsimit, por, njëkohësisht ka potencuar nevojën që kjo ndihme të jetë edhe më intensive dhe të shtrihet edhe në sferat e tjera të jetës. Me këtë rast është kërkuar që Shqipëria, në suazat e bashkëpunimeve rajonale, të jetë më këmbëngulëse për realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.




Presidenti Nishani nga ana e vet, ka siguruar përfaqësuesit nga Lugina për angazhimin e mëtejshëm, i cili do të jetë edhe më dinamik të shtetit shqiptar për të ndihmuar në përmirësimin e kushetev të jetës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.



Delegacionit nga Lugina, përkundër faktit se kishin marrë ftesë më shkrim nga ana e KKSh-së, nuk iu përgjigjën kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe a i Bujanocit Nagip Arifi, dhe në këtë mënyrë ata bojkotuan takimin me presidentin shqiptar.