KKSH: Urime fillimi i vitit shkollor

Sot po nis viti i ri shkollor. Pas pushimeve ju, të dashur nxënës, riktheheni në bankat shkollore për të filluar edhe një vit të ri, të etur për të nxënë dituri dhe përvoja të reja. Fëmijët nisin mësimin në klasë të parë, nisin rrugëtimin në botën e dijes dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar ju uron dhe iu dëshiron shumë sukses, Shkolla shqipe edhe më tej po përballen me sfida të rënda, po janë mësimdhënësit ata që po japin më së shumti për shkollat – e mbajtën gjallë në kohë edhe më të rëndë, po e rimëkëmbin dhe po e zhvillojnë në kohë tunduese. Ndaj, ata meritojnë falënderimet dhe urimet më të mira për punën e palodhshme me brezat e rinj. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri uron për një vit të mbarë shkollor. Të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe drejtues të gjitha institucioneve arsimore në Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë Këshillit Kombëtar Shqiptar gjithnjë mbetet i përkushtuar ndaj sistemit të arsimit, ngritjes së cilësisë së edukimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, si për personelin arsimor ashtu edhe për nxënësit. Në nismë të vitit të ri shkollor, edhe një herë, urime, përkushtim të plotë dhe sukses në rrugën e shkollimit tuaj.