KUMTESË
Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon nga udhëheqësit e të gjitha shkollave fillore në Luginë të Preshevës, që të informohen të gjithë mësimdhënësit, që kanë të mbaruar Shkollën e Lartë Pedagogjike se, Ministria e Arsimit në Prishtinë organizon cikle ligjëratash për rikualifikimin e mësimdhënësve. Qëllimi i rikualifikimit është që të gjithë mësimdhënësit të kenë kualifikim superior.
Ligjëratat do të organizohen ditëve të vikendit (të shtunave dhe të dielave) në Fakultetin e Edukimit në Gjilan.
Luten drejtorët e shkollave që në afat sa më të shkurtër t’i përpilojnë listat e të interesuarve, me këto të dhëna :
1.Emri, emri i prindit dhe mbiemri,
2.Data dhe vendi i lindjes,
3.Drejtimi i kualifikimit paraprak,
4.Vendi i institucionit gjegjës,
5.Viti i mbarimit të shkollimit dhe
6.Vitet e përvojës në profesion.
Afati për dorëzimin e listave është deri më 15.12.2012, në adresën e KKSH-së, në Bujanoc, rr.K.Petroviq p.n. ndërtesa ish-komitetit, kati i dytë.
Me respekt !
Këshilli Kombëtar Shqiptar
Bujanoc, Shërbimi për informim
05.12.2012