Myftiu Tërnava në Luginë takon prijësit fetar dhe politik e institucional shqiptarë

Në zyret e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kryetari Galip Beqiri, priti në një takim Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Galip Beqiri në këtë takim falënderoj Myftiun Tërrnava “për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e posaçërisht në harmonizimin dhe sistemimin e jetës fetare”, ku gjithashtu njoftoi me historikun dhe punën e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe potencoi se në “vetë punën e këtij institucioni është shprehur nevoja e kyçjes së hoxhallarëve, me kyçjen e tyre nëpër Komisionet përkatëse, përkatësisht në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona edhe në arsimin publik”.

Myftiu Tërrnava shprehi kënaqësinë e posaçme që gjendet në zyrat e këtij institucioni duke u shprehur se “ vetë kthimi i kësaj godine nga një burim i dhunës dhe padrejtësisë, në një institucion të burimit të të drejtave të shqiptare le për të kuptuar shumë” dhe më tej shtoi se “flamuri kombëtar i vendosur në këtë institucion tregon për rëndësinë e tij dhe fletë për angazhimin tuaj”

Si kryetari i KKSH-së Beqiri ashtu edhe myftiu i BIK-ut Tërnava, u dakorduan në avancimin dhe kultivimin e madhënieve të këtyre institucione për bashkëpunimin në të ardhmen, e në veçanti funksionin dhe misionin e tyre.