Këshilli Kombëtar Shqiptar dënon ashpër valën e re të dhunës

Këshilli Kombëtar Shqiptar dënon ashpër valën e re të dhunës, abuzimit dhe rrënimit të varrezave shqiptare në fshatin Osllarë të komunës së Bujanocit.
Këshilli Kombëtar Shqiptarë duke i cilësuar këto akte si anti-civilizuese e barbare kërkon nga organet gjegjëse që të ndërmarrin veprimtarit e nevojshme për të zbuluar kryesit e këtyre vepra me përmbajtje qyqare dhe apelon në bashkësinë ndërkombëtare të reagoj në mënyrë që mos të lejojë që grupacione kriminale të shkaktojnë dhimbje dhe dëme ndaj shqiptarëve të mbetur në Luginën e Preshevës.
 Veprimet e tilla të abuzimit me varrezat shqiptare myslimane, ashpërsojnë dhe tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike në Luginën e Preshevës, për më tepër, nëse kryesit e këtyre veprave vandale nuk ndëshkohen janë në funksion të trysnisë dhe presionit që i bëhet shqiptarëve për shpërngulje nga trojet e veta.
Shpresojmë që kjo mos të jetë përgjigje ndaj protestës demokratike të 1 shkurtit, të organizuar në Bujanoc kundër memorialit të Xhandarmërisë serbe në Lluçan, i cili gjendet në një hapësirë jo të largët me varrezat fshatin Osllarë kryesisht i banuar me shqiptarë. 


Shërbimi informativ i KKSH-së