Kryetari i KKSH-së, G. Beqiri takon përfaqësuesit e FHKL

Në selinë Këshillit  Kombëtar Shqiptar, kryetari Galip Beqiri, pranoi për  vizitë  përfaqësuesit e shoqatës “Fondi Humanitar i Kosovës Lindore” kryetarin Xhelal Memeti dhe nënkryetarin Ahmet Bektashi. 
Sipas  kryetarit  të shoqatës  “Fondi Humanitar i Kosovës Lindore Xhelal Memeti “qëllimi i kësaj vizite është që të njoftojmë Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar  lidhur me aktivitetet e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore  dhe me problematikat që duhet të zgjidhim gjithë së bashku e me të cilat ballafaqohen shqiptarët e kësaj treve, qoftë edhe migracionit apo zvogëlimit të numrit të shqiptarëve këtu”.Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, falënderoi për vizitën dhe njoftoi me punën e këtij e institucioni dhe kërkoi nga përfaqësuesit e shoqatës “Fondi Humanitar i Kosovës Lindore” që edhe më tutje  të  vazhdojë dhe “krijojnë ura ndërlidhëse mes shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me diasporën shqiptare, posaçërisht në Zvicër ku edhe është numri më i madh i bashvendasve tanë të koncentruar”. Ndërkaq,  gjatë kësaj vizite  u  bisedua edhe për situatën aktuale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me theks të veçantë në avancimin e një bashkëpunimi sa më të drejtpërdrejt.