KKSH ka mbajtur sencën e IV të rregullt ku veçohej problemi i transferimit të mjeteve financiare

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e IV të rregullt për vitin 2013 me këtë  rend dite:

  • Shqyrtimi dhe aprovimi Planit të të Hyrave dhe Shpenzimeve Nga Fondet e Buxhetit të Republikës Së Serbisë ;
  • Ndryshimi dhe plotësimi i vendimit mbi Kryetarin e Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe Kryetarin e Komisioni  për  arsim parashkollor, fillor  dhe  të  mesëm;
  • Njoftimi me veprimet, shkresat dhe kërkesat e KKSH-së ndaj autoriteteve komunale (Komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe Organeve Republikane;
  • Njoftimi mbi vendimet e Ministrisë së arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik për shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Bujanocit dhe Preshevës;
  • Të  ndryshme.

Duke patur parasysh, vonesat në planifikimin e planit financiar vonesa këto të shkaktuara nga mos transferimi i mjeteve financiare nën arsyetimin se “shqiptarët nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Republika e Serbisë”, mjetet për funksionimin e këtij institucioni janë pothuajse përgjysmuara në krahasim me vitin e kaluar dhe janë të pa mjaftueshme për një funksionim optimal sipas standardeve dhe ligjit që kërkon. Megjithatë, ky institucion mbetet i vendosur në realizimin e objektivave dhe misionit të vetë duke patur parasysh problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët me sistemin shtetërorë, përkatësisht mangësitë në realizimin e të drejtave të tyre.

Për deri sa, tek Ndryshimi dhe plotësimi i vendimit mbi Kryetarin e Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe Kryetarin e Komisioni  për  arsim parashkollor, fillor  dhe  të  mesëm. Ku në vend të Nasim Rexhepit për kryetar të Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip është zgjedhë Ismail Pajaziti dhe në vend të Zejni Fejzullahut për kryetar të Komisioni  për  arsim parashkollor, fillor  dhe  të  mesëm është zgjedhë Agim Hasani. Është vlerësuar puna e dy kryetarëve të shkarkuar për një kontribut ndaj këtij institucioni, por me që kanë shkelur rregulloren e KKSH-së dhe kanë refuzuar të aplikojnë ligjin për këshillat kombëtare të pakicave nacionale jashtë këtij institucioni, KKSH ka miratuar edhe këto vendimi duke lënë hapësire që me këto ndryshime në këto Komisione të vazhdojnë punën në tejkalimin e sfidave që ballafaqohet dhe  realizimin e qëllimit të këtij institucioni.

Ndërkaq, pikat tjera të seancën e IV të rregullt ishin karakterit informativ me situatat e reja të krijuara në teren, me ç`rast KKSH është duke inkurajuar mekanizmat si për zbatimin e ligjeve përkatëse ashtu edhe në mbrojtje të të drejtave elementare për shqiptarët në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip. Vlen të theksohet se të gjitha pikat u votuan unanimisht.

 Bujanoc:12.06.2013

Shërbimi për informim i KKSH-së