Komisioni për arsim fillor dhe të mesëm pran KKSH-së, jep pëlqimin për botimin e tre librave shqipe

Komisioni në veçanti në këtë takim ka shqyrtuar dhënien e pëlqimit për botimin e teksteve
-          Fizika  7dhe 8 (për klasën e shtat dhe klasën e tete )
-          Arsimi teknik 7 (për klasën e shtat)
Është diskutuar për botimin e teksteve tjera dhe atyre që janë në botim e sipër si dhe për gjendjen në arsimin fillor dhe të mesme rreth problemeve të këshillave të shkollave.
Komisioni në përbërje të plot në një debat konstruktiv ka shqyrtuar mundësin e kompletimit të teksteve për shkollat fillore që ato të jene të gatshme për fillim të vitit shkollor 2013/14. Në këtë takim u dha pëlqimi edhe i botimit të tre teksteve të reja në gjuhën shqipe e pritet të merret vendimi edhe për botimin e teksteve që janë gati pra janë në procedura të lejimit të përdorimit. Gjithnjë duke qëndruar prapa vendimit të mëhershëm të  Këshillit Nacional se tekstet që mund të përdoren me mësim në gjuhën shqipe  të jene:

Të shkruara nga autor shqiptar
Të përkthyera profesionalisht dhe
Tekstet e mara nga Shqipëria dhe Kosova por që i përgjigjen planit dhe programit arsimor.
Problemet që e përcjellin arsimin shqip; tekstet shkollore, kuadrot, menaxhimi, zvogëlimi i numrit të nxënësve a edhe i paraleleve janë ato që na shqetësojnë të gjithëve por në veçanti Këshillin Kombëtar i cili institucionalisht merret ne zgjidhjen e tyre.
Pas një analize të gjendjes rrethe këshillave të shkollave të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi ndajnë mendimin se shkollat janë dhe duhet të veprojnë si  institucione të pavarura që i nënshtrohen ligjit mbi sistemin e arsimimit dhe edukimit fillor dhe të mesme. Komisioni duke vlerësuar larte rolin e arsimit kanë kërkuar  që jo vetëm  Këshillit Nacional por edhe të gjithë institucionet tjera duhet të veprojnë konform ligjit ,  drejtë në ngritjen e cilësisë së arsimimit dhe edukimit në gjuhën shqipe.
Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesme pasi të konsultoj shërbimin profesional dhe pasi ta harmonizoj numrin teksteve të lejuara nga ana e Ministrisë së Arsimit do të hartoj  listën  dhe e njëjta do ti dërgohet të gjitha shkollave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje.
 
Bujanoc 04.07.2013
                                                                                                                                                                                                                                       Komisioni për arsim parashkollor,
                                                                                             fillor dhe të mesme
                                                                         Mr. Sci Agim Hasani- Kryetar