Mbledhje me institucionet e arsimit Festat duhet festuar‏

Në selinë e në Bujanoc u organizuar mbledhje me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevë, ku është diskutuar një agjendë e ngjeshur e aktiviteteve me një rend dite të bujshëm. Duke filluar me Përgatitjet për vitin  shkollor 2013-14; e deri tek Mbajtja e trajnimeve për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme, nga vet autorët e teksteve. 

Gjithashtu tema që zgjuan diskutime konstruktive ishin ato si Njoftimi me  listën  e teksteve të lejuara për vitin 2013-14; Afati  i dorëzimit  të  planit  vjetor  të  punës për  vitin  kalendarik  2013-14 dhe  verifikimi  i tyre. Por, pika më e datueshme ishte: Përcaktimi i festave të  pakicës kombëtare shqiptare në  programin vjetor  të  shkollave;

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, njoftoi gjithë të pranishmit që ky institucion, më parë ka shpallur me vendim të veçantë festat e shqiptarëve në Serbi edhe ate: 28 Nëntorin – Dita e flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, 7  Marsin - Dita e Mësuesit, Ditën e parë të Bajramit të Madh, Ditën e parë të Kurban Bajramit dhe 3 Qershorin- Dita e themelimit të këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari Beqiri kërkoi që gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe janë të obliguara që katër fetat e para, të i fusin në planet vjetore të  punës për  vitin  kalendarik  2013-14 ashtu që për 28 Nëntorin, 7 Marsin, Ditën e parë të Bajramit të Madh dhe Ditën e  parë të Kurban Bajramit të shënohen si ditë feste dhe në atë mënyrë të zëvendësohen me ditë të shtune nëse bien në ditë pune.

Vlen të theksohet në këtë mbledhje ishin të ftuar edhe inspektorët komunal dhe republikan  të  arsimit, drejtorët e drejtorive për veprimtari shoqërore dhe  shërbime publike të Preshevës dhe Bujanocit.

Përveç disa drejtorëve me ngjyrime partiake dhe përfaqësuesve të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, të gjithë të tjerët ishin prezent.

 

 

Bujanoc  më  30.08.2013

                                                                            Shërbimi për informim i KKSH-së