Kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri, u takua në Bujanoc me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, z. Michael Davenport

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, u takua sot në selinë e KKSH-së në Bujanoc me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, z. Michael Davenport.

Fillimisht ambasadori Michael Davenport përgëzoi KKSH-në për zyrat e reja. Gjatë takimit ambasadori britanez u interesua për rrjedhat e përgjithshme politike dhe situatën e sigurisë në rajon, si dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar me theks të veçantë për arritjet në lëmin e arsimit e veçanërisht për sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, për këtë vit akademik shkollorë.
“Ambasada e Britanisë së Madhe ka mbështetur dhe do ta mbështesin fuqishëm edhe në të ardhmen Këshillin Kombëtar Shqiptar në proceset që tashmë ka nisur në kuadër të kompetencave që ky organ i gëzon” është shprehur për medie pas takimit ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, z. Michael Davenport. Nga ana tjetër kryetari Beqiri i ka njoftuar diplomatin anglez rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së. Beqiri ka reaguar për dinamikën e ngadaltë të zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet qeveritare serbe, ndërkohë që ka kërkuar nga ambasadori Davenport që të ushtrojnë ndikimin e tyre si dhe të vazhdoj përkrahja e proceseve të KKSH-së. Vizita e përfaqësuese të ambasadës së Britanisë së Madhe janë të rregullta në Këshillin kombëtarë ndërkohë që përkrahja e tyre është e pakontestueshme në zhvillimin e proceseve tashmë të filluara.