KKSH reagon ndaj dënimit të 11 shqiptarëve të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”

Këshillit Kombëtar Shqiptar reagon dhe shpreh dyshimet serioze rreth implementimit të drejtsisë, përkatësisht krijimit të drejtësisë selektive nga Gjykata speciale në Beograd. Me ç`rast njëmbëdhjetë pjesëtarë të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit” janë dënuar me 116 vjet burg për shkak të “krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999”. Këshillit Kombëtar Shqiptar kërkon ndërprejrjen e menjëhershme të proceseve të montuara politike, sepse aktet e tilla janë në funksion të destabilizimit dhe në funksion të tensionimit dhe mostolerancës ndëretnike. Duke marr parasysh që Prokuroria për krime lufte i ka akuzuar 17 shqiptarë të Luginës së Preshevës, që sipas prokurorisë serbe ishin pjesë e UÇK-së. Këshillit Kombëtar Shqiptar fton faktorin politik shqiptar dhe ate ndërkombëtar për një angazhim më të madh politik rreth sqarimit dhe ndërprerjes së proceseve të montuara politikisht me tendencë të barazimit të krimeve të kryera në Ballkan. Krimanilizimi i popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës me incedentet e pa sqaruara së fundmi, arrestimet dhe lirimi i ish-pjestarëve të UÇPMB-së, mos ndryçimi i vrasjeve të më hershme si dhe dënimi me 116 vjet burg për të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, edhe më tej shërben në krijimin e një hapsire jo stabile dhe të pamundur për një jetë normal.