Takim me myftiun Naim Terrnaven‏

Një delegacion nga Lugina e Preshevës i kryesuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Deputeti Popullor, Galip Beqiri dhe Riza Halimi i uruan festën e Fitër Bajramit Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava.
Në zyrat e Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu, Naim Tërrnava me bashkëpunëtorët e tij, priti në një takim për nderë të festës së Bajramit delegacionin nga Lugina e Preshevës duke iu “uruar të gjithë shqiptarëve të në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë këtë festë” duke theksuar se “kjo festë është e bashkimit në vete vlerën  e devotshmërisë, humanitetit, sakrificës, barazisë, tolerancë, unitet, e mbarësisë në të gjitha sferat...”
Kryetari Galip Beqiri në këtë takim falënderoj Myftiun Tërrnava “për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e posaçërisht përpjekjet në harmonizimin dhe sistemimin e jetës fetare.”
Myftiu Tërrnava shprehi kënaqësinë e posaçme që pretë në zyrat e tij edhe delegacion nga Lugina e Preshevës duke u shprehur se “ Zoti i Plotëfuqishëm e bekoftë atë vend me të mirat e tij. Ashtu që nga një burim i  dhunës dhe padrejtësisë, ta kthej këtë vend në një vend të paqës e prosperitetit.”
Si kryetari i KKSH-së Beqiri ashtu edhe Deputeti Halimi kërkuan një angazhim edhe më të denjët të BIK-ut në avancimin dhe kultivimin e madhënieve të këtyre institucione për bashkëpunimin në të ardhmen, e në veçanti funksionin dhe misionin e tyre.
 
Gjatë ditës së sotme ka pasur edhe shumë takime të tjera me institucione dhe personalitete të Republikës së Kosovës për nderë të Fiter Bajramit.