• Beqiri met with President of the National Council of Hungarians Korhec

    4/10/2014 11:24 AM

    A delegation led by the President of the Albanian National Council, Galip Beqiri was on a working visit to the Hungarian National Council, where he met its president Tomas Korhec in Subotica.
    During the visit, which was foreseen in the project funded by the English Embassy, besides topics on the political situation and the situation of national minorities, they special emphasis implementation of the Law on National Minority Councils of National Minority in Serbia , as well as the urgent need for advocacy in addition to the new Republican Parliament on this issue.

     

  • Shqiptarët kanë nevojë për urtësi

    9/20/2013 5:35 PM

    Kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, sot në një vizitë vëllazërore priti në ambientet e këtij institucionin diplomatin, ish-deputetin dhe publicistin e mirënjohur Eshtref Aliun nga Maqedonia. Në një takim vëllazëror Aliu shprehu interesimin për ngjarjet në Luginën e Preshevës me theks të ruajtjes së substancës kombëtare përmes një politike progresive që hapë perspektiva gjithmonë nën ombrellën e kujdesit të mprehtë në raport politikat shtetërore të Serbisë.


     

  • Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj deklaratave të kryetarit të Trupi Koordinues

    9/17/2013 10:47 AM

    Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj deklaratave të kryetarit të Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq. Ditë më parë ai ngriti çështjet për të cilat nuk janë as në përshkrimin e punës së tij e as në fushëveprimin e organit me të cilin ai udhëheq.
    Zoran Stankoviq deklaroi se “Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor, kur pritet që shqiptarët e Luginës së Preshevës të vendosin flamurin e këtij shteti, vitin e ardhshëm në vend të këtij flamuri duhet të vendosin flamurin e minoritetit të tyre kombëtar” dhe më tej shtoi se “Do të themi se si do të duket flamuri e pakicave kombëtare. 

     

  • Nderohet me mirënjohje kryetari i KKSH-së

    9/9/2013 12:27 PM

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të punës së Këshillit Kombëtar Boshnjak në Novi Pazar.
    I pritur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak (KKB), Esad Xhurxheviq është nderuar me mirënjohje në seancë e IV të mbajtur të këtij institucioni, për kontributin e dhënë në KKB si dhe afirmimin e të drejtave të popullit boshnjak dhe të të drejtave të pakicave.

     

  • Takim në Medvegjë

    9/6/2013 5:49 PM

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Deputeti popullor, Galip Beqiri e Riza Halimi kanë qëndruar për vizitë pune në Medvegjë. Me këtë rast ata janë takuar me zëvendëskryetarin e komunës dhe zv/kryetari i Kuvendit Komunal të Medvegjës, Florim Sahiti e Femi Beha, si dhe me anëtarët e Këshillit Kombëtar nga Medvegja
    Delegacionin ka pritur zëvendëskryetari Florim Sahiti me ç’rast ka shprehur kënaqësi për bashkëpunim të mirë me Këshillin Kombëtar, ndërsa të gjitha sukseset e deritanishme të arritura në Medvegjë i ka quajtur suksese të të gjithë shqiptarëve. Ndër të tjera, Sahiti në takim ka informuar delegacionin me problemin aktual të mungesës së nxënësve shqiptarë, gjë që rrezikon mbylljen e shkollave.

     

  • Këshilli Kombëtar Shqiptar i uron nxënësve dhe mësimdhënësit si dhe Tërnocasit për Objektin e ri shkollor në Lagjen e Strukarve

    9/4/2013 5:41 PM

    Në pamundësi që në hapjen solemne të i përshëndes dhe të i përgëzoi bashkëqytetarët për këtë objekt madhështor  të shkollës fillore “Muharrem Kadriu”.
    Dua që haptas të falënderoj Agjensionin Turk për Zhvillim dhe Rindërtim “TIKA” Ambasadën Turke, e posaçërisht falënderoj kompaninë “Turker” dhe të gjithë bashkatdhetarët nga këto treva që jetojnë e veproj në Turqi e që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me këtë rast.    
    Në këtë drejtim konsideroj se të gjithë janë në dijeni për ata që dhanë kontribut dhe njëherë se kush ishte iniciatori kryesor për ndërtimin e këtij objekti, por pa i anashkaluar dhe shumë të tjerë.

     

  • URIME VITI I RI SHKOLLOR 2013/2014

    9/2/2013 3:29 PM

    Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2013/2014, , uroj të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
    Uroj që përzemërsisht të gjithë nxënësit, për këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur. Besoj fuqishëm se vetëm arsimimi dhe shkollimi i gjeneratave të reja në Luginën e Preshevës mund të jetë shtegtimi në zgjidhjen e problemeve shoqërore e politike. Njëkohësisht, dua të i rikujtoj dhe nderoj lartë të gjithë brezat e kaluar që sakrifikuan për arsimim në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. 
    Gjithashtu, uroj të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.

     

  • Mbledhje me institucionet e arsimit Festat duhet festuar‏

    8/30/2013 6:27 PM

    Në selinë e në Bujanoc u organizuar mbledhje me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevë, ku është diskutuar një agjendë e ngjeshur e aktiviteteve me një rend dite të bujshëm. Duke filluar me Përgatitjet për vitin  shkollor 2013-14; e deri tek Mbajtja e trajnimeve për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme, nga vet autorët e teksteve. 


     

  • Takim me myftiun Naim Terrnaven‏

    8/8/2013 3:58 PM

    Një delegacion nga Lugina e Preshevës i kryesuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Deputeti Popullor, Galip Beqiri dhe Riza Halimi i uruan festën e Fitër Bajramit Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava.
    Në zyrat e Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu, Naim Tërrnava me bashkëpunëtorët e tij, priti në një takim për nderë të festës së Bajramit delegacionin nga Lugina e Preshevës duke iu “uruar të gjithë shqiptarëve të në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë këtë festë” duke theksuar se “kjo festë është e bashkimit në vete vlerën  e devotshmërisë, humanitetit, sakrificës, barazisë, tolerancë, unitet, e mbarësisë në të gjitha sferat...”


     

  • URIME FESTA E FITER BAJRAMIT

    8/7/2013 2:39 PM

    Këshilli  Kombëtar  Shqiptar  uron të  gjithë  besimtarët  mysliman me rastin e festës  së  Fiter  Bajramit.
    Këto ditë madhështore të cilat bartin në vete vlerën  e devotshmërisë, humanitetit, sakrificës, barazisë në mes të njerëzve, urojmë që të gjithë besimtarët ti gjejë në  harmoni,  tolerancë, unitet, e mbarësi në të gjitha sferat

     

  • Udhëheqësit e Luginës në iftarin e ambasadës së SHBA-së

    7/25/2013 4:41 PM

    Me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd , Michael D. Kirby do të shtroi sot një darkë iftari në rezidencën e tij Uzhiçka 44. Mes të ftuarve specialë të “darkës amerikane” është edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri dhe përfaqësues të komunitetit mysliman në Serbi. Është ky tashmë, iftar tradicional që misioni diplomatik amerikan shtron për udhëheqësit e ndryshëm të komunitetit mysliman.

     
     

     

  • KKSH kumton vërtetësinë e paligjshmërisë së vendosjes së U.D të drejtorëve në tri shkolla në Bujanoc

    7/24/2013 12:53 PM

    Ministria e Arsimt, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një vendimi ka shkarkuar Këshillat e tre shkollave shqiptare në komunë të Bujanocit.
    Shkollat fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, “Migjeni” në Muhoc dhe shkolla e mesme “Sezai Surroi” tani më janë pa organin më të lartë drejtues.
    Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit që i është dërguar Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Komunës së Bujanocit dhe shkollave të lartpërmendura, janë plotësuar kushtet për shkarkim të këtyre Këshillave në bazë të nenit 55, mbi ligjin për themelimin e sistemit të arsimit dhe edukimit.


     

  • PROBLIEMI DIPLOMAVE MBETET EDHE MË TEJ‏

    7/21/2013 2:30 AM

    Komisionit për Arsim të Lartë dhe Shkencë i Këshillit Kombëtar Shqiptar mbajti mbledhjen e radhës me ftesë të kryetarit të këtij Komisioni Avdurahman Zulfiu. Në këtë mbledhje u aprovua rendi i ditës: Shqyrtimi I situatës së krijuar rreth nostrifikimit të Diplomave nga Universitet e Kosovës përmes agjencionit SPARK në Asociacionin e Universiteteve Evropiane në Bruksel; Shqyrtimi I çështjeve për regjistrimin e studentëve nga Lugina e Preshevës në Universitetet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë; 

     

  • KKSH: Universiteti "Hasan Prishtina" do të regjistrojë 230 studentë nga Lugina e Preshevës

    7/9/2013 9:06 PM

    Këshilli Kombëtar Shqiptar njofton të gjithë maturantët që Universiteti i Prishtinës”Hasan Prishtina” në Republikën e Kosovës që nga sot ka hapë konkursin për studentët e nivelit bachelor. Siç ka njoftuar Senati i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët ,të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer. 

     

  • URIMЕ MUAJI I RAMAZANIT

    7/9/2013 12:27 PM

    Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari z. Galip Beqiri në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit.

     

  • Komisioni për arsim fillor dhe të mesëm pran KKSH-së, jep pëlqimin për botimin e tre librave shqipe

    7/4/2013 2:25 PM

    Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesme në kuadër të Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar për arsimin shqip në komunat: Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

     

  • Ministri Memli Krasniqi priti në takim Kryetarin e KKSH-së z.Galip Beqiri

    6/19/2013 12:27 PM

    Kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri dje ka takuar Ministrin për kulturë rini dhe sport Memli Krasniqi dhe zëvendësministrin Hajdin Abazi. Ky takim ishte vazhdim I takimeve që ka Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri në Ministrin e Kulturës. Në takim përveç se u njoftua Ministri rreth punës dhe aktiviteteve që ushtron Këshilli Kombëtar Shqiptar u bisedua edhe rreth nevojës së bashkpunimit për çështjet me rëndësi e në këtë rast për kulturën.

     

  • KKSH ka mbajtur sencën e IV të rregullt ku veçohej problemi i transferimit të mjeteve financiare

    6/13/2013 2:28 PM

    Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e IV të rregullt për vitin 2013 me këtë  rend dite:

     

  • KKSH kërkon rritjen e kuotave për studentët e Luginës

    6/4/2013 12:27 PM

    Këshilli  Kombëtar  Shqiptar  përmes një  shkrese  ka njoftuar  Ministrinë  e  Arsimit  të  Republikës  së  Shqipërisë   dhe  Ministrinë  e  Arsimit, Shkencës  dhe Teknologjisë  të  Republikës  së  Kosovës  lidhur  me  preferencat  e  maturantëve  nga  Lugina e Preshevës, për  në  Universitetet  e  Tiranës  dhe  të  Kosovës.

     

  • KKSH: Lugina e Preshevës duhet të jetë në të gjitha agjendat e institucioneve të Kosovës

    5/29/2013 11:24 AM

    Këshilli Kombëtar Shqiptar me interes është duke përcjellë ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës e posaçërisht zhvillimet rreth rezolutës së propozuar për Luginën e Preshevës.
    Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron se një iniciativë e tillë ka qenë më se e nevojshme në mënyrë që tregoj interesimin, për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e që kanë dhënë një kontribut të pamohueshëm për pavarësinë e Kosovës.

     

  • Institucioni i Ombudsman-it vlerëson "luftën" e KKSH-së për të drejtat e shqiptarëve

    5/16/2013 10:55 AM

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri takoi zv. Ombudsman-in për të drejtat e pakicave kombëtare, Goran Bashiq dhe përfaqësuesit e zyrës së Ombudsman-it. Gjatë takimit i cili është mbajtur në zyrat lokale të ombudsman-it në Bujanoc kishte për qëllim intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve me çrast u njoftua edhe për së afërmi lidhur me çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ...

     

  • KKSH diskuton për përcaktimin e festave kombëtare

    4/29/2013 12:02 PM

    Në selinë Këshillit  Kombëtar Shqiptar, kryetari Galip Beqiri, organizoi tryezë të rrumbullakët me Inspektorin republikan të arsimit, Pedagogun republikan të arsimit, Inspektorët lokalë të komunave të Preshevës dhe Bujanocit për arsim, si dhe me drejtorët e shkollave të mesme dhe shkollave fillor në Luginën e Preshevës, rreth zbatimit të vendimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar për ditë feste. KKSH më herët ka shpallur ditë feste: 28 Nëntorin – Dita e flamurit kombëtarë të shqiptarëve, 7 Marsi – Dita e mësuesit, 3 Qershori – Dita e themelimit të Këshillit Kombëtar Shqiptare, Ditën e parë të Bajramit të Madh dhe Ditën e parë të Kurban Bajramit.

     

  • Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare në Evropën Juglindore

    4/25/2013 12:54 AM

    Në kuadrin e projektit të përbashkët  të Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës "Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare në Evropën Juglindore" merr pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, në konferencën e cila është organizuar në Beograd me temë "Forcimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve dhe organeve që merren me promovimin dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare në Serbi ". Fjalën përshëndetëse e kanë marrë edhe nga delegacioni i Bashkimit Evropian si Drejtoresha për drejtat e njeriut dhe antidiskriminim  u.d. Maria Ochoa-Llido  dhe Shefja e Zyrës së Këshillit Evropës  në Beograd,  Antje Rothemund. 

     

  • Kryetari i KKSH-së, G. Beqiri takon përfaqësuesit e FHKL

    4/5/2013 11:06 AM

    Në selinë Këshillit  Kombëtar Shqiptar, kryetari Galip Beqiri, pranoi për  vizitë  përfaqësuesit e shoqatës “Fondi Humanitar i Kosovës Lindore” kryetarin Xhelal Memeti dhe nënkryetarin Ahmet Bektashi. 
    Sipas  kryetarit  të shoqatës  “Fondi Humanitar i Kosovës Lindore Xhelal Memeti “qëllimi i kësaj vizite është që të njoftojmë Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar  lidhur me aktivitetet e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore  dhe me problematikat që duhet të zgjidhim gjithë së bashku e me të cilat ballafaqohen shqiptarët e kësaj treve, qoftë edhe migracionit apo zvogëlimit të numrit të shqiptarëve këtu”.Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, 

     

  • Realizimi i buxhetit të KKSH-së për vitin 2012 u realizuar me korrektsi

    4/2/2013 10:48 AM

    Këshillit Kombëtar Shqiptar  sot mbajti mbledhjen e dytë për vitin  2013   ku aprovoi rendin e ditës me këto pika 

    -Propozim Vendimi për zëvendësimin e anëtarit nga Lista: “Unioni Demokratik i Shqiptarëve – Rahmi Zulfiu”

    -Propozim  Vendimi  mbi  shqyrtimin  dhe  aprovimin  e  Raportit  të  punës të Këshillit Kombëtar Shqiptar  për  vitin  2012,

    -Propozim  Vendimi  mbi  shqyrtimin  dhe  aprovimin e Raportit të të  Hyrave  dhe Shpenzimeve të KKSH-së  për  Vitin 2012

    -Të  ndryshme.

     

  • KKSH priti ambasadorin e OSBE-së

    3/13/2013 3:48 PM

    Në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari  i KKSH-së dhe kryetari i Organit Ekzekutiv, Galip Beqiri dhe Hamdi Fejzullahu priti sot në takim Ambasadorin e ri të emëruar të OSBE-së Peter Burkhard me bashkëpunëtorët e tij, Drejtorin ekzekutiv të OSBE-së Giovanni Gabassi dhe Erih Manton Koordinatorin e OSBE-së për jug të Serbisë. 
    Kryetari Beqiri e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së punën, veprimtarin, sukseset dhe çështjet jetike që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip.

     

  • Kryeministri i Republikës së Shqipërisë priti deputetin Halimi dhe kryetarin e KKSH-së Galip Beqirin

    3/8/2013 2:21 PM

    Me ftesë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nën organizimin e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Serbi, Shpëtim Çaushi, Deputeti popullor Riza Halimi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, dje qëndruan për një vizitë një ditore në Tiranë. Temë e trajtimit në të gjitha takimet kishin të bënin me situatën politike dhe të sigurisë së krijuar në kohët e fundit në Luginën e Preshevës 

     

  • Ambasadori i Austrisë Dr.Johannes Eigir takoi Galip Beqirin Kryetarin e KKSH-së

    2/26/2013 3:05 PM

    Kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, u takua sot në  zyrat e  OSBE-së,  në Bujanoc  me  ambasadorin e  Austrisë   në Beograd,  Dr.Johannes Eiger. Gjatë takimit ambasadori austriak u interesua për rrjedhat e përgjithshme politike dhe situatën e sigurisë në rajon, si dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar me theks të veçantë për arritjet në lëmin e arsimit e veçanërisht për sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

     

  • Goditen sërish Shqiptarët

    2/25/2013 10:54 AM

    Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër dhe shpreh shqetësimin për heqjen e flamurit kombëtarë nga ballkoni i godinës së këtij institucioni në natën mes 23 dhe 24.02.2013, nga autorë të panjohur. Duke konsideruar si një akt qyqar dhe drejt për drejt sulm në identitetin e shqiptarëve të Luginën e Preshevës, si dhe mohimin e të drejtës për të u identifikuar publikisht. Veprimet e tilla, ashpërsojnë dhe tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike në Luginën e Preshevës, për më tepër, nëse kryesit e kësaj vepre që dhunon identitetin e këtij institucioni, nuk ndëshkohen janë në funksion të trysnisë dhe presionit në mohimin e identitetit të Këshillit kombëar Shqiptar.

     

  • KKSH kërkon ndërprerjen e praktikës së prishjes së balancit të të punësuarve në Komunën e Bujanocit

    2/12/2013 1:11 PM

    Papunësia në Luginën e Preshevës është në rritje e sipër, një nga brengat e ekonomisë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Njëra ndër komponentët pas pasigurisë, diskriminimit dhe shkeljeve të të drejtave individuale e kolektive të shqiptarëve është papunësia që po i jep shtytje migrimit të heshtur apo të dëbimit të shqiptarëve nga trojet stërgjyshore. 

     

  • Këshilli Kombëtar Shqiptar dënon ashpër valën e re të dhunës

    2/4/2013 4:40 PM

    Këshilli Kombëtar Shqiptar dënon ashpër valën e re të dhunës, abuzimit dhe rrënimit të varrezave shqiptare në fshatin Osllarë të komunës së Bujanocit.
    Këshilli Kombëtar Shqiptarë duke i cilësuar këto akte si anti-civilizuese e barbare kërkon nga organet gjegjëse që të ndërmarrin veprimtarit e nevojshme për të zbuluar kryesit e këtyre vepra me përmbajtje qyqare dhe apelon në bashkësinë ndërkombëtare të reagoj në mënyrë që mos të lejojë që grupacione kriminale të shkaktojnë dhimbje dhe dëme ndaj shqiptarëve të mbetur në Luginën e Preshevës.


     

  • Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri u takua me Komisarin e Lartë të OSBE-së, Knut Volebek

    2/4/2013 4:33 PM

    Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri sot ora 13:30 do të takojë  Komisarin e Lartë të OSBE-së, Knut Volebek.
    Temë e takimit do të jetë situate e krijuar e sigurisë dhe politike me ç`rast në takim të përveçëm që i ka kushtuar këtij institucioni Knut Volebek.
    Gjithashtu në takim do të shtrohen temat si respektimi i drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Serbi, respektimi dhe zbatimi i Ligjit mbi këshillat kombëtar të pakicave nacionale me fokus të veçantë në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtarë të gjuhës, shkrimit shqip si dhe simboleve kombëtare. 


     

  • KKSH fton të gjitha subjektet politike në unitet dhe reagim demokratik

    1/9/2013 1:05 PM

    Vizita e kryeparlemtarit të Republikës së Serbisë njësisë speciale anti-terroriste Xhandarmërisë e shoqëruar me demolimin e lapidarit në varrezat e dëshmorëve të UÇPMB-së me heqjen e flamurit në Dobrosin, KKSH shpreh indinjatën e thellë dhe dënon ashpër aktet e tilla që në në esencë kanë mohimin e historisë bashkëkohore dhe shkeljen mbi vlerat e identitetit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

     

  • Mesazh urimi nga KNSH-ja për vititn e ri 2013-të

    12/31/2012 4:06 PM

    Urojmë të gjithë shqiptarët për një vite të mbarë, duke e parë vitin 2013 si vitë i sfidave dhe detyrave të të gjithëve në obligimet dhe detyrimet e ndërmarra e që parashikon përgjegjësinë e madhe.
    Viti 2013 është vitë i përgjegjësive të mëdha të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ashtu si unë, të gjithë shqiptarët urojnë, që shqiptarët që jetojnë në këto hapësira të shndërrohet në një shoqëri që udhëhiqet nga vlerat dhe virtytet, ku shqiptari të ndjehet i lirë dhe i barabartë në një hapësire ku demokracia ka peshën dhe rendësin që kërkon e ardhmja!

     

  • Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalosë të arriturat

    12/26/2012 2:10 PM

    Gjatë konferencës për gazetar të mbajtur sot në Bujanoc, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri ka paraqitur të arriturat e këtij organi gjatë vitit 2012. Vitin që po e lëmë pas për KKSH-në ishte shumë i ngjeshur, me organizime në katër fushat që ky organ vepron, në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare.

     

  • Myftiu Tërnava në Luginë takon prijësit fetar dhe politik e institucional shqiptarë

    12/19/2012 11:27 AM

    Në zyret e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kryetari Galip Beqiri, priti në një takim Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij. Kryetari Galip Beqiri në këtë takim falënderoj Myftiun Tërrnava “për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e posaçërisht në harmonizimin dhe sistemimin e jetës fetare”, ku gjithashtu njoftoi me historikun dhe punën e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe potencoi se në “vetë punën e këtij institucioni është shprehur nevoja e kyçjes së hoxhallarëve, me kyçjen e tyre nëpër Komisionet përkatëse, përkatësisht në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona edhe në arsimin publik”.

     

  • Përfaqësuesit e KKSH dhe Deputeti Halimi në 12 vjetor të OSBE-së në Beograd

    12/18/2012 9:40 AM

    Mbrëmë në takimin e organizuar me rastin e 12 vjetorit të OSBE-së në Serbi, të ftuar nga ambasada në Beograd, ishin edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptarë. Në manifestimin e rastit, morë pjesë mysafir të shumtë të jetës publike, me ç’rast para të pranishmëve foli Ambasadori i sapo emëruar Peter Burkhart – diplomat Zviceran.
    Gjatë mbrëmjes ambasadori Burkhart, iu ka ndar shpërblimin “Personalitet viti” disa veprimtarëve të dëshmuar për kontributin e tyre në luftë kundër korrupsionit, reformave në medie, reformave në polici dhe në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut.

     

  • KUMTESË nga KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR

    12/6/2012 1:18 PM

    Këshilli Kombëtar  Shqiptar  kërkon  nga  udhëheqësit e  të  gjitha shkollave fillore në Luginë  të  Preshevës, që të informohen të gjithë mësimdhënësit, që kanë të mbaruar Shkollën e Lartë  Pedagogjike se, Ministria e Arsimit në Prishtinë organizon cikle ligjëratash për rikualifikimin e mësimdhënësve. Qëllimi i rikualifikimit është që të gjithë mësimdhënësit të kenë kualifikim superior.
    Ligjëratat do të organizohen ditëve të vikendit (të shtunave dhe të dielave) në Fakultetin e Edukimit në Gjilan.

     

  • Punimet e Luginës ekspozohen në Muzeun Kombëtar të Historisë

    12/3/2012 12:37 PM

    Kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri me ftesë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ka marrë pjesë në festën e 100 vjetorit të pavarsisë së shtetit shqiptar. Aktivitet e KKSH-së kanë përfunduar me ngritjen e flamurit kombëtar në ndërtesën e KKSH-së më 26.11.2012. Nga organizimi I ekspozitës së KKSH-së me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Preshevës dhe Bujanocit punimet e të cilëve kanë përfunduar në Shqipëri më 28 nëntor. Me ç`rast kreu I KKSH-së ka qe në I ftuar edhe nga drejtori I Muzeut Kombëtar të Historisë, dr.Luan Malltezi. 

     

  • Këshilli Kombëtar Shqiptar sot është bërë Kuq e Zi

    11/26/2012 1:07 PM

    Në kuadër të manifestimeve të ndryshme për të shënuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc sot është bërë Kuq e Zi. Një flamur i madh kombëtar është vendosur në godinën e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë Galip Beqiri tha se vendosja e flamurit të madhë është për të shënuar fillimin e një kapitulli të ri të festimeve, për të cilat ai tha se kanë qenë më të ngjeshura gjatë këtij muaji deri më 28 nëntor.

     

  • Edhe ne jemi Shqiptarë

    11/22/2012 1:33 PM

    Me iniciativën dhe organizimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof.Dr. Dhori Kule të mërkurën e 21 Nëntorit në ambientet e Sallës LIRIA tek Qyteti Studenti është zhvilluar një takim mes Administratës së Universitetit dhe studentëve të Luginës. Fjalën kryesore e mbajti Rektori i Universitetit z.Dhori Kule ku u orientua në angazhimin e Institucioneve Shqiptare për zhvillimin dhe arsimimin e rinisë në Luginë. Ai shprehi mirënjohje të thellë për shqiptarët dhe Institucionet e Luginës në vizitën që kishte bërë para pak kohësh në Bujanoc. Gjithashtu një sugjerim të vlefshëm për studentët ishte dhe idea për themelimin e një Unioni Studentor të Luginës që ata të jenë të përfaqësuar në një organizat për mbrojtjen dhe të drejtat e tyre pasi që nga viti në vit numri i studentëve vetëm se po shtohet.

     

  • Kryetari i KNSH-së Galip Beqiri ndau çertifikatat për të gjithë mësuesit

    11/22/2012 1:06 PM

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri priti sot në mbledhje drejtorët e shkollave fillore dhe ata të shkollave të mesme të Luginës së Preshevës. Në këtë takim Kryetari i ndau çertifikatat për të gjithë mësuesit e ciklit të ulët dhe për të gjithë arsimtarët e ciklit të lartë të shkollave fillore, për ndjekjen e Seminarit të parë kombëtar , me temën Letërsia dhe Gjuha shqipe në tekstet shkollore, të mbajtur më 03.11.2012, në shkollën fillore Prof. ”Ibrahim Kelmendi”. Sipas z.Beqirit numri i pjesëmarrësve ka qenë i kënaqshëm, me përjashtim të disa shkollave që duhet ti kushtojnë më tepër kujdes organizimeve të këtilla sepse janë në interes të të gjithëve.

     

  • KKSH për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë organizon ekspozitë të nxënësve të Luginës

    11/13/2012 1:36 PM

    Këshilli Kombëtar Shqiptar njofton të gjithë qytetarët se më 14 nëntor 2012, në Shtëpinë e Kulturës ”Abdulla Krashnica”, në Preshevë do të mbahet ekspozita e organizuar për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ekspozita do të filloj në orën 17:00. Në këtë ekspozitë me punimet e tyre do të marrin pjesë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Vlen të theksohet se për fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë të shkollave fillore dhe të mesme do të ndahen shpërblime nga organizatorët.


     

  • Beqiri: Injorimi i kërkesave të shqiptarëve në Luginë, na detyron t’i bashkangjitemi Kosovës

    11/9/2012 11:45 AM

    Intervistë me Galip Beqirin, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës, dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jone” Bujanoc, 8 nëntor – Bujanoc, 8 nëntor – Në një intervistë dhënë, të hënën, për “Presheva Jone”, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës, Galip Beqiri, flet për historikun e themelimit të Këshillit Nacional, për gjendjen aktuale dhe politike në Luginë, me problemet me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës, veçanërisht në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimin të lirë të gjuhës dhe simboleve kombëtare, lidhur me pengesat apo vështirësitë me të cilat është përballur dhe po përballet KN-ja etj.

     

  • Në Preshevë, u mbajt Seminari i 1-rë në Gjuhën shqipe

    11/7/2012 11:40 AM

    Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese "Albas" nga Tirana dhe qendra e saj në Preshevë, organizoi Seminarin e I-rë për tekstet e Gjuhës shqipe. Seminari ishte mjaft i begatshëm dhe i rëndësishëm për mësuesit e Gjuhës shqipe, që punojnë në Luginën e Preshevës, pasi që këtë vit të ri shkollor kanë filluar të punojnë me tekstet nga Shqipëria , që dikur ishte nje ëndërr e të gjithë shqiptarëve nga Lugina të mësojnë me këto tekste, por falë Këshillit Kombëtar dhe sigurisht falë shtëpisë botuese "ALBAS", që treguan një përkushtim të jashtëzakonshëm në avancimin e arsimit në Luginën e Preshevës

     

  • Beqiri qëndron në Tiranë, kërkon njohjen e diplomave pa nostrifikim

    11/7/2012 11:29 AM

    Të rinjve shqiptarë në Luginën e Preshevës nuk u njihet diploma e studimeve të larta të kryera në universitetet e Shqipërisë. Kërkohet zbatimi i marrëveshjes për njohjen e diplomave shqiptare të cilat janë njehsuar në të gjitha vendet e botës. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës tha se problemi i njohjes së diplomave tona nuk është problem i karakterit akademik, problemi është i karakterit tjetër, i karakterit politik për të cilin edhe ne si akademikë i bëjmë thirrje politikës të ofrohet me afër botës akademike që është gjithëpërfshirëse, raporton TCH.

     

  • Delegacioni amerikan në takim me Beqirin

    11/7/2012 11:19 AM

    Patrick Harvey nga Zyra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut nga departamenti i shtetit dhe Judith K. Lepuschitz këshilltare politike në ambasadën amerikane në Beograd qëndruan në Këshillina Kombëtar Shqiptar me çrast u takuan me kryetarin Galip Beqiri.Sipas kumtesës së KKSH-së, delegacioni amerikan i ka dhënë mbështetje edhe për të ardhmen këtij organi, duke pasur parasysh nevojat në fushat e caktuara që janë me rëndësi për komunitetin shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

     

  • Organizohet seminari: Letërsia dhe gjuha shqipe në tekstet shkollore

    10/31/2012 4:27 PM

    Seminari do të u mbahet në Preshevë, përkatësisht në lokalet e Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” më datë 03 nëntor 2012. Seminari nis punimet në ora 9:00. Organizatorë të seminarit janë: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të Luginës, dhe Shtëpia Botuese “Albas” Tiranë, Qendra në Preshevë. Në seminar do të marrin pjesë mësuesit e Gjuhës shqipe të të gjitha shkollave fillore. Seminari i sivjetshëm përkon edhe me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. 

     

  • Kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri takoi ambasadorin Vensan Dezher

    10/25/2012 1:34 PM

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri priti në zyrat e tij delegacionin e Bashkimit Evropian në krye me Ambasadorin Vensan Dezher, Alekasandër Gjorgjeviq përfaqësues për marrëdhënie me publikun dhe Ana Stankoviq, Menaxhere e projekteve të delegacionit të Bashkimit Evropian. Kryetari Beqiri i njoftoi me funksionimin e deritanishëm të KKSH-së si institucion i ri në këto hapësira, duke vënë theksin në hapat për zgjidhjen e problemeve vitale të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. “Problemet që janë grumbulluar tashmë me dekada, në partneritet me të gjitha palët e interesuara kemi bërë hapa të konsiderueshëm sa i përket arsimit në gjuhën shqipe dhe me këtë rast iu falemnderoj edhe për kontributin tuaj në zgjidhjen e çështjes së diplomave nga Prishtina” tha Beqiri.

     

  • Kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri takohet me zv/ambasadorin e Zvicrës, Jean-Luc Oesch dhe menaxherin e EU PROGRES, Grem Tindal

    10/17/2012 1:32 PM

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, priti në zyrat e KKSH-së zv/Ambasadorin e Zvicrës, Jean-Luc Oesch dhe Menaxherin e EU PROGRES Grem Tindal. Partneriteti Evropian– EU PROGRES ka për qëllim rritjen e stabilitetit dhe zhvillimit shoqëroro-ekonomik. Ky program i mbështetur edhe nga shteti i Zvicrës kishte mobiluar dhe paisur me teknikë e teknologji KKSH-në në zyrat e reja. “Me hapjen e zyrave të reja krijohen kushte më të mira për punën e Këshillit Kombëtar për promovimin dhe avancimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar, i cili është më i madhë në këtë rajon.

     

  • Njoftim për Licensimin e Mësimdhënësve

    10/10/2012 10:59 AM

    Këshilli Kombëtar Shqiptar duke i dhënë prioritet çështjes së arsimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Krijimit të parakushteve për arsim cilësor dhe rregullimit të procesit edukativo - arsimor, KKSH-ë pas kërkesave të shumta ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjikë për licensimin e mësimdhënësve kanë filluar për të dhënë rezultate të caktuara. KKSH njofton se 39 kandidatë/mësimdhënës për provimin e licencimit nga 13 institucione edukativo-arsimore nga Presheva dhe Bujanoci dokumentacionin e deponuar në Ministrisë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik është i pa plotësuar për të mundur ti nënshtrohen provimit të licencimit. Andaj i lusim drejtoritë, kandidatët/mësimdhënësit nga...

     

  • Njoftim për Konkursin e Masterit në Republikën e Shqipërisë

    10/10/2012 9:58 AM

    Këshilli Kombëtar Shqiptar duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë në avancimin dhe zgjidhjen e problemeve jetike në arsim për shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe kërkesës së deponuar nga KKSH-ë në këtë institucion bënë njoftim. Njofton të gjithë të interesuarit se konkursi për programet e Masterit në Universitetet publike në Republikën e Shqipërisë është shtyrë deri më 15 Tetor 2012. Të gjithë të interesuarit për regjistrimin në programet e studimit të ciklit të dytë, “Master Profesional” dhe “Master Shkencor/Master i Arteve të Bukura”, bëhet pran sekretarive mësimore të njësive kryesore me ç’rastë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm.

     

  • Përpjekjet e KKSH-së ndikuan në lejimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe nga Ministria serbe e Arsimit

    9/28/2012 6:40 AM

    Pas shumë përpkjekjeve dhe punës së palodhshme të përfaqësuesve të KKSH-së Ministria e Arsimit e Serbisë lejoi përdorimiin e teksteve nga lënda e matematikës, të gjuhës shqipe edhe tekstet e lëndëve tjera. Me lejimin e përdorimit të kompletit të teksteve nga matematika për klasën e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të autorëve Sejdi Bilalli dhe Ramadan Zejnullahu, është eliminuar një boshllëk i kamotshëm për nxënësit e shkollave fillore. Së shpejti pritet të lejohen tekstet nga lënda e fizikës, si tekste të përkthyera për nxënësit e klasëve të gjashta, të shtata dhe të teta, pastaj për lëndën e arsimit teknik dhe informatikë për klasët e pesta, të gjashta dhe të teta, gjithashtu tekste të përkthyera.

     

  • KKSH reagon lidhur me shkrimin „HYDA: Opozita në Bujanoc, sërish përzien dicka kah Vranja, por Kuvendi është stabil!“

    9/24/2012 6:16 AM

    Lidhur me shkrimin e publikuar në web portalin „preshevajone.com“, me titull „HYDA: Opozita në Bujanoc, sërish përzien dicka kah Vranja, por Kuvendi është stabil!“ të autorit Avni Jusufi, në të cilën është trajtuar çështja e siç thuhet koalicioneve për pushtet lokal me ç`rast është përmendur edhe emri i kryetarit të KKSH-së, Galip Beqiri, Këshilli Kombëtar Shqiptar lëshon këtë...

     

  • KKSH reagon ndaj dënimit të 11 shqiptarëve të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”

    9/20/2012 7:16 AM

    Këshillit Kombëtar Shqiptar reagon dhe shpreh dyshimet serioze rreth implementimit të drejtsisë, përkatësisht krijimit të drejtësisë selektive nga Gjykata speciale në Beograd. Me ç`rast njëmbëdhjetë pjesëtarë të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit” janë dënuar me 116 vjet burg për shkak të “krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999”. Këshillit Kombëtar Shqiptar kërkon ndërprejrjen e menjëhershme të proceseve të montuara politike, sepse aktet e tilla janë në funksion të destabilizimit dhe në funksion të tensionimit dhe mostolerancës ndëretnike. Duke marr parasysh që Prokuroria për krime lufte i ka akuzuar 17 shqiptarë të Luginës së Preshevës, që sipas prokurorisë serbe ishin pjesë e UÇK-së. 

     

  • Promovohet selia e Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Bujanoc

    9/15/2012 12:32 PM

    Përfaqësuesit e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, kanë promovuar selinë e re të këtij institucioni në Bujanoc me ç’rast në ceremoninë e inaugurimit prezantuan mysafirë të shumtë. Ish ndërtesa e Komitetit në Bujanoc, falë donacioneve të BE-së përmes Programit “Progres” është rinovuar në ambiente jashtëzakonisht moderne, të cilat tash e tutje do t`i shfrytëzoj KKSH. Rreth 10.000 € është kostoja e pajisjeve të sponsoruara nga Programi Progres i Bashkimit Evropian, ndërkohë që një pjesë është mbuluar nga buxheti I KKSH-së, derisa donacioni i Progresit është orijentuar në mobilim dhe pajisjet elektronike për komunikim.

     

  • Kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri, u takua në Bujanoc me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, z. Michael Davenport

    9/11/2012 3:01 AM

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, u takua sot në selinë e KKSH-së në Bujanoc me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, z. Michael Davenport.
    Fillimisht ambasadori Michael Davenport përgëzoi KKSH-në për zyrat e reja. Gjatë takimit ambasadori britanez u interesua për rrjedhat e përgjithshme politike dhe situatën e sigurisë në rajon, si dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar me theks të veçantë për arritjet në lëmin e arsimit e veçanërisht për sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, për këtë vit akademik shkollorë.

     

  • KKSH: Urime fillimi i vitit shkollor

    9/3/2012 7:45 AM

    Sot po nis viti i ri shkollor. Pas pushimeve ju, të dashur nxënës, riktheheni në bankat shkollore për të filluar edhe një vit të ri, të etur për të nxënë dituri dhe përvoja të reja. Fëmijët nisin mësimin në klasë të parë, nisin rrugëtimin në botën e dijes dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar ju uron dhe iu dëshiron shumë sukses, Shkolla shqipe edhe më tej po përballen me sfida të rënda, po janë mësimdhënësit ata që po japin më së shumti për shkollat – e mbajtën gjallë në kohë edhe më të rëndë, po e rimëkëmbin dhe po e zhvillojnë në kohë tunduese. Ndaj, ata meritojnë falënderimet dhe urimet më të mira për punën e palodhshme me brezat e rinj. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri uron për një vit të mbarë shkollor. 

     

  • KKSH njofton studentët për procedurat e regjistrimit në Universitetet e Shqipërisë

    9/3/2012 7:11 AM

    Këshilli Kombëtar Shqiptar njofton të gjithë kandidatët për studime në universitet e Republikës së Shqipërisë për procedurat e regjistrimit, përkatësisht aplikimit në këto institucione të arsimit të lartë. Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë më 27.06.2012 ka marrë vendim (Vendimi 420) për “Kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë ...” i nënshkruar nga Kryeministri dhe Ministri i i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Sali Berisha dhe Miqerem Tafaj. Me ç’rast do të regjistrohen 27 047 kandidatë, ndërkaq për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në pikën 4, kanë ndarë kuotën prej 182 vendesh.

     

  • Lugina e preshevës do të jetë në fokusin e interesimit të shtuar të Shqipërisë

    9/3/2012 5:58 AM

    Këtë e deklaroi z. Bujar Nishani, president i Republikëss së Shqipërisë në një takim me përfaqësusit politik dhe institucional të Luginës së Preshevës, të realizuar sot në Prishtinë. Delegacioni i përfaqësuesve institucional dhe politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, i kryesuar nga z. Galip Beqiri, kryetar i KKSH, është takuar, sopt, në Prishtinë, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nioshani, në kuadër të takimeve të itn si pjesë e adjendës gjatë vizitës që po bën në Kosovë. Delegacioni në përbërje të të cilit, veç kryetarit Beqiri, ishin edhe Riza Halimi, deputet popullor, Jonuz Musliu nga LPD, Rahmi Zulfiu nga UDSH, Shaip Kamberi nga PVD, Belgzim Kamberi nga KDNJ dhe Izet Qazimi vëllau i kom. LLeshit, njëri ndër 8 të arrestuarit në aksionin e katër majit të xhandarmerisë serbe, kanë njoftuar presidentin Nishani për rrjedhat e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës.