KKSH reagon lidhur me shkrimin „HYDA: Opozita në Bujanoc, sërish përzien dicka kah Vranja, por Kuvendi është stabil!“

Lidhur me shkrimin e publikuar në web portalin „preshevajone.com“, me titull „HYDA: Opozita në Bujanoc, sërish përzien dicka kah Vranja, por Kuvendi është stabil!“ të autorit Avni Jusufi, në të cilën është trajtuar çështja e siç thuhet koalicioneve për pushtet lokal me ç`rastë është përmendur edhe emri i kryetarit të KKSH-së, Galip Beqiri, Këshilli Kombëtar Shqiptar lëshon këtë:





                                                                     R E A G I M 


Përmes së cilit kërkojmë që redaksia e web portalit 
preshevjone.com si dhe të gjitha mediet tjera elektronike të cilat e kanë publikuar këtë shkrim të e demantojnë të njëjtin, duke paraqitur të vëretetën rreth temës që autori është munduar ta e trajtojë, duke përgojuar personalitet dhe zyrtarë institucionesh të cilët asnjëherë nuk kanë zhvilluar takime të fshehta siç thuhet në këtë shkrim e as që kanë bërë veprimet që aty paraqiten.

Konsiderojmë se ky shkrim është bërë me qëllim dhe prapavija e tij është destabilizimi i gjendjes politike dhe krijimi i përqarjes brenda shqiptare, duke shpifur, etiketuar dhe shantazhuar.

Ju përkujtojmë se mediet duhet të e kryjnë punën e tyre krahas normave etike dhe profesionale, duke mos e harruar përgjegjësinë që kanë ndaj opinionit dhe ndaj ligjit për media.

Shkrimet e tilla jo profesionale dhe pa kurrëfar normash etike janë në shërbim të përçarjeve dhe përfitimeve personale qoftë të autorit, redaksisë, pronarit të web portalit apo edhe të grupeve të caktuara të interesit qoftë ata edhe politikanë a parti të caktuara.

Këshilli Kombëtar Shqiptarë si institucion që përfaqëson dhe mbron interesat e bashkësisë etnike shqiptare, në mision të vet ka ndër të tjera edhe përmirësimin e të drejtave në sferën e informimit, duke çmuar shprehjen e lirë dhe krijimin e kushteve për zhvillim të një gazetarie profesionale, por njëkohësisht është kundër medieve që kanë për mision mbrojtjen e interesave personale, grupore e aq më pak partiake a politike, të cilat janë të prira të përçajnë, destabilizojnë dhe etiketojnë personalitete dhe zyrtarë, duke raportuar në mënyrë të një anëshme dhe  në mënyrë jo profesionale.