Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalosë të arriturat

      • Gjatë konferencës për gazetar të mbajtur sot në Bujanoc, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri ka paraqitur të arriturat e këtij organi gjatë vitit 2012
      • Vitin që po e lëmë pas për KKSH-në ishte shumë i ngjeshur, me organizime në katër fushat që ky organ vepron, në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare.
      • Kryetari Beqiri duke numëruar të arriturat në fushën e arsimit siç ishin sigurimi i teksteve të shumta në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore, vlerësoi si të arriturën më të madhe për vitin 2012.
      • “Numërova shumë projekte mirëpo më shumë jemi përcaktuar në lëmin e arsimit, pasi që lëmia e arsimit është më e ndjeshme tek shqiptarët. Kemi arrit që prej zeros sot ti kemi 57 libra për nxënësit dhe arsimtarët”, theksoi me këtë rast Beqiri, transmeton Titulli.
      • Ai u ndal edhe tek mungesa e bashkëpunimit në mes të pushteteve lokale dhe KKSH-së, duke i numëruar edhe problemet që krijohen me rastin e emërimeve të drejtorëve dhe këshillave të shkollave, që sipas Beqirit duhet të marrin edhe pëlqimin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.
      • “Komuna e Preshevës nuk e ka ndihmuar financiarisht KKSH-në, ndërsa ajo e Bujaocit me një shumë simbolike, ndërsa tani KKSH ka përkrahje të  gjerë edhe nga ambasadat më të fuqishme”, u shpreh Beqiri i cili mendon se pushtetet duhet të mendojnë më mirë për një bashkëpunim të ndërsjellë.
      • “Nëse mendon që pushteti lokal ta injorojë KKSH-në, këtë Këshillë e përkrahin ambasadat më të fuqishme, institucionet ndërkombëtare, dhe unë i kërkojë publikisht bashkëpunim pushteteve lokale se edhe ata duhet të më afrojnë mua bashkëpunim por jo në formën si po ndodhë me Kuvendet Komunale”, theksoi Beqiri.
      • Për vitin 2013 ky organ shqiptar ka plane të shumta, por me prioritet është dita e 28 nëntorit, që të shpallet si ditë kombëtare dhe në këtë ditë të mos punohet në shkollat fillore dhe të mesme të Luginës.
      • Gjatë konferencës së sotme Beqiri u shoqërua edhe nga Hamdi Fejzullahu kryetar i këshillit ekzekutiv të KKSH-së.
      • Këshilli Kombëtar Shqiptarë është themeluar më 3 korrik të vitit 2010.
      • Në fund të konferencës për shtypë ishte përgatitur edhe një koktej për gazetarët.