KKSH kërkon ndërprerjen e praktikës së prishjes së balancit të të punësuarve në Komunën e Bujanocit

Papunësia në Luginën e Preshevës është në rritje e sipër, një nga brengat e ekonomisë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Njëra ndër komponentët pas pasigurisë, diskriminimit dhe shkeljeve të të drejtave individuale e kolektive të shqiptarëve është papunësia që po i jep shtytje migrimit të heshtur apo të dëbimit të shqiptarëve nga trojet stërgjyshore.

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër për largimin e shqiptarëve nga institucionet publike të komunës së Bujanocit e cila dëmton drejtpërdrejt substancën shqiptare e që ka qenë tendencë e shtetit të Serbisë në të kaluarën. Largimi i shqiptarëve nga institucionit publike të Komunës së Bujanocit nuk i shërben ruajtjes dhe kultivimit të paqes dhe mirëqenies sociale të shqiptarëve, por, përkundrazi e dëmton dhe lë pasoje të pashlyeshme, pasur parasysh që ato vende të punë në institucionet publike të zëvendësohen me pjesëtarë të nacionaliteteve tjera.

Vendimet e tilla bien ndesh edhe me vetë Kushtetutën e Serbisë, por edhe me Ligjet për të drejtat dhe mbrojtjen e pakicave.

Shqiptarët e Komunës së Bujanocit kanë qe pre e diskriminimit gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta pre së cilës ishte edhe drejtori NP Direkcioni për Ndërtim.

Vlen të theksohet se këto raste nuk ka ndodhur as me komunën e Preshevës e as me komunën e Medvegjës përveç komunës së Bujanocit që të largohen shqiptarët nga vendi punës gjë që dëmton drejtpërdrejt balancën e të punësuarve me përkatësi etnike edhe ashtu të degraduar për shqiptarët e kësaj komune.

Këshilli Kombëtar Shqiptar apelon që një praktikë të tillë të ndërpritet sepse nuk shkon në interes të shqiptarëve në këtë komunë.