Këshillit Kombëtar Shqiptar sot mbajti mbledhjen e dytë për vitin 2013 ku aprovoi rendin e ditës me këto pika
-Propozim Vendimi për zëvendësimin e anëtarit nga Lista: “Unioni Demokratik i Shqiptarëve – Rahmi Zulfiu”
-Propozim Vendimi mbi shqyrtimin dhe aprovimin e Raportit të punës të Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2012,
-Propozim Vendimi mbi shqyrtimin dhe aprovimin e Raportit të të Hyrave dhe Shpenzimeve të KKSH-së për Vitin 2012
-Të ndryshme.
Mbledhja filloi me dhënjen e betimit solem nga Emrie Sinani si anëtare e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Këshilli Kombëtar Shqiptarë bashkërisht me organet përkatëse dhe me të punësuarit, punën e vet gjatë kësaj periudhe (2012) e kanë realizuar përmes, organit ekzekutiv, trupave punuese, komisioneve, nën komisioneve e që ka realizuar planin dhe programin për vitin 2012.
Sa i përket realizimit të buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2012 KKSH-ë ka konkluduar se është realizuar në mënyrë të plotë dhe korrekte gjë për të cilën flet edhe raporti revizionit të pavarur për buxhetin e vitit 2012 dhe aprovimi nga Organi ekzekutiv. Pra, me fjalë të tjera është realizuar gjithçkla sipas planit dhe parashikimeve që kanë qenë pjesë e planit finansiar për vitin 2012.
Gjithashtu, në pikën e fundit janë diskutuar për vonesat në planifikimin e planit financiar për vitin 2013 vonesa këto të shkaktuara nga mos transferimi i mjeteve financiare si në vitet e kaluara nën arsyetimin se “shqiptarët nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Republika e Serbisë”.