Përpjekjet e KKSH-së ndikuan në lejimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe nga Ministria serbe e Arsimit

Pas shumë përpkjekjeve dhe punës së palodhshme të përfaqësuesve të KKSH-së Ministria e Arsimit e Serbisë lejoi përdorimiin e teksteve nga lënda e matematikës, të gjuhës shqipe edhe tekstet e lëndëve tjera.
Me lejimin e përdorimit të kompletit të teksteve nga matematika për klasën e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të autorëve Sejdi Bilalli dhe Ramadan Zejnullahu, është eliminuar një boshllëk i kamotshëm për nxënësit e shkollave fillore.
Së shpejti pritet të lejohen tekstet nga lënda e fizikës, si tekste të përkthyera për nxënësit e klasëve të gjashta, të shtata dhe të teta, pastaj për lëndën e arsimit teknik dhe informatikë për klasët e pesta, të gjashta dhe të teta, gjithashtu tekste të përkthyera.

Që nga viti shkollor 2013/14 nxënësit do të kenë në përdorim edhe tekstet për gjuhë shqipe për klasën e pestë, gjashtë , shtatë dhe tetë, të importuara nga Republika e Shqipërisë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar, ka bërë kërkesë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik për lejimin e përdorimit për këto tekste të shkollave fillore: natyra dhe shoqëria 3, natyra dhe shoqëria 4, biologjia 5 dhe kimia 7.
Më 20 shtator të këtij viti një delegacion i komisionit për arsim pati takim pune me zëvendës ministrin e Arsimit she Shkencës z. Ardian Tana, në Tiranë. Kërkes e KKSH-së ishte organizimi i trajnimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë në Luginë, me mësuesit për lëndën e gjuhës shqipe për tekstet e importuara nga Shqipëria.
Në takime të shpeshta përfaqësuesit e KKSH-së kanë biseduar edhe për ndihmë rreth hartimit të teksteve shkollore për lëndët që trajtohen si problematike e që kanë të bëjnë me historinë, kulturën dhe traditat shqiptare.Ndërkohë që për këto lëndëtn e historisë, kulturës muzikore, kulturës figurative dhe gjeografisë, është kërkuar ndihma e ekspertëve edhe nga trojet tjera shqiptare .
Lejimi i përdorimit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe është një vepër e rëndësishme e Këshillit Kombëtar dhe është shpresëdhënëse për qasje serioze në zgjidhjen graduale të problemeve të stërgrumbulluara të shqiptarëve në kuadër të kompetencave që ka KKSH.
Në Luginë të Preshevës ka gjithsejtë rreth 8000 mijë nxënës të shpërndarë në 14 shkolla fillore (Bujanoc dhe Preshevë) dhe në tetë shkolla fillore në Medvegjë (më pak se 60 nxënës), si dhe katër shkolla të mesme me afro 3600 nxënës, thuhet në komunikatën e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.