Njoftim për Licensimin e Mësimdhënësve

Këshilli Kombëtar Shqiptar duke i dhënë prioritet çështjes së arsimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Krijimit të parakushteve për arsim cilësor dhe rregullimit të procesit edukativo - arsimor, KKSH-ë pas kërkesave të shumta ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjikë për licencimin e mësimdhënësve kanë filluar për të dhënë rezultate të caktuara. 

KKSH njofton se 39 kandidatë/mësimdhënës për provimin e licencimit nga 13 institucione edukativo-arsimore nga Presheva dhe Bujanoci dokumentacionin e deponuar në Ministrisë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik është i pa plotësuar për të mundur ti nënshtrohen provimit të licensimit. Andaj i lusim drejtoritë, kandidatët/mësimdhënësit nga:

- Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc,
- Sh.F. “Ibrahim Kelmendi” Preshevë,
- Sh.F. “Ali Bektashi” Nesalcë
- Gjimnazi “Skenderbeu” Preshevë,
- Sh.F. “Sami Frashëri” Lluçan,
- Sh.F. “ 9 Maji” Leran,
- Sh.F. “Selami Hallaçi” Rohovicë
- Sh.F. “Muharrem Kadriu” Tërnoc
- Sh.M. “Presheva” Preshevë,
- Sh.F. “Naim Frashëri” Bujanoc,
- Çerdha e fëmijëve “8 Marsi” Preshevë,
- Çerdha e fëmijëve “Gëzimi Ynë” Bujanoc,
- Sh.F. “Migjeni” Muhoc.

Ftojmë këto institucione edukativo-arsimore që sa më shpejtë të lajmërohen në zyrat e KKSH-së në Bujanoc që të informohen rreth aplikacionit që në afat 10 ditor të përcaktuar nga kjo Ministri të plotësojnë dokumentacionin e deponuar. Gjithashtu lusim të gjithë institucionet edukativo-arsimore që për mësimdhënësit e pa licencuar e që plotësojnë kushtet e nevojshme për nënshtrimin ndaj provimit të licencimit t’i paraqesin sa më shpejt sepse sipas të gjithë indikatorëve afati i organizimit të provimit për licencë do të bëhet gjatë muajit Nëntor të këtij viti.


Në Bujanoc,
Me datë 10.10.2012

Shërbimi për Informim i KKSH-së