KUMTESË nga KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR

KUMTESË

            Këshilli Kombëtar  Shqiptar  kërkon  nga  udhëheqësit e  të  gjitha shkollave fillore në Luginë  të  Preshevës, që të informohen të gjithë mësimdhënësit, që kanë të mbaruar Shkollën e Lartë  Pedagogjike se, Ministria e Arsimit në Prishtinë organizon cikle ligjëratash për rikualifikimin e mësimdhënësve. Qëllimi i rikualifikimit është që të gjithë mësimdhënësit të kenë kualifikim superior.

            Ligjëratat do të organizohen ditëve të vikendit (të shtunave dhe të dielave) në Fakultetin e Edukimit në Gjilan.

            Luten  drejtorët e shkollave  që  në  afat  sa  më  të  shkurtër  t’i   përpilojnë  listat  e  të interesuarve, me këto të dhëna :

1.Emri, emri i prindit dhe mbiemri,

2.Data dhe vendi i lindjes,

3.Drejtimi i kualifikimit paraprak,

4.Vendi i institucionit gjegjës,

5.Viti i mbarimit të shkollimit dhe

6.Vitet e përvojës në profesion.

            Afati për dorëzimin e listave është deri më 15.12.2012, në adresën e KKSH-së, në Bujanoc,  rr.K.Petroviq  p.n. ndërtesa  ish-komitetit, kati  i  dytë.

Me respekt  !

                                                                                Këshilli  Kombëtar  Shqiptar

Bujanoc,                                                                     Shërbimi për informim

05.12.2012