Ministri Memli Krasniqi priti në takim Kryetarin e KKSH-së z.Galip Beqiri

Kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri  dje ka takuar  Ministrin për kulturë rini dhe sport Memli Krasniqi dhe zëvendësministrin Hajdin Abazi.

Ky takim ishte vazhdim I takimeve që ka Kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri në Ministrin e Kulturës.

Në takim përveç se u njoftua Ministri  rreth punës dhe aktiviteteve që ushtron Këshilli Kombëtar Shqiptar u bisedua edhe rreth nevojës së bashkpunimit për çështjet me rëndësi e në këtë rast për kulturën.

Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri duke shprehur shqetsimet në mbrojtjen e të mirave kulturore, zhvillimin e veprimtarisë kulturore si dhe kërkoi  nga Ministri Krasniqi që në të ardhmen  të përkrah sa më shumë Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Beqiri kërkoi nga Ministria e kulturës të dërgoi sa më shum grupe artistike e veçanërisht shoqëri kulturore artistike. Shqiptarët e kësaj treve më shumë se gjithëçka kanë nevojë të vendosen në raporte partneriteti dhe presim mbështetjen tuaj .

Më konkretisht u bisedua që në muajin korrik Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” të mbaj një koncert në Preshevë dhe Bujanoc për nder të mërgimtarëve.

Z.Krasniqi e pranoj këtë kërkes dhe u zotua se do ta realizoj në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Ministri Krasniqi  u zotua se Ministria që ai drejton do të  mbetet e përkushtuar që mbështetja të rritet dhe që të ketë sa më shumë nisma të përbashkëta më qëllim të avancimit të jetës kulturore atje por edhe ruajtjes së vlerave të kombit shqiptar.