URIMЕ MUAJI I RAMAZANIT

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari z. Galip Beqiri në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Uroj që ky muaj të sjell paqe, shëndet, harmoni, begati dhe lusim All-llahun e Plotfuqishëm që të na e lehtësojë agjërimin dhe të na i pranojë veprat e mira.

Me këtë rast dua që të uroj të  gjithë besimtarët mysliman të Luginës së Preshevës që në këtë muaj të madhërishëm Zoti fuqiplotë t’i mëshirojë dhe bashkojë rreth begative dhe mirësive të pa funda që i ka ky muaj.

 Zoti i gjithë mëshirshëm,  na pranoftë dhe na i lehtësoftë ditët e agjërimit dhe sakrificat që ne i bëjmë për hirë të këtij muaji të begatë.

 

Bujanoc, 09.07.2013

                                                                            Shërbimi për informim i KKSH-së