Mesazh urimi nga KNSH-ja për vititn e ri 2013-të

URIME VITI I RI,
URIME 2013

Urojmë të gjithë shqiptarët për një vite të mbarë, duke e parë vitin 2013 si vitë i sfidave dhe detyrave të të gjithëve në obligimet dhe detyrimet e ndërmarra e që parashikon përgjegjësinë e madhe.

Viti 2013 është vitë i përgjegjësive të mëdha të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ashtu si unë, të gjithë shqiptarët urojnë, që shqiptarët që jetojnë në këto hapësira të shndërrohet në një shoqëri që udhëhiqet nga vlerat dhe virtytet, ku shqiptari të ndjehet i lirë dhe i barabartë në një hapësire ku demokracia ka peshën dhe rendësin që kërkon e ardhmja!
Në vitin 2013 urojmë që të gjitha arritjet e deritanishme në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip të na nxisin që së bashku të përballojmë sfidat që po zbërthehen nga politika pan-rajonale.

Ecja përpara dhe përmisimi i këtyre fushave kyçe në përmasimin e jetës së qytetarëve tanë nuk duhet të ndihen të rrezikuara nga presionet dhe imponimet politike. Të drejtat janë të garantuar qoftë nga ligjet, qoftë nga konventat ndërkombëtare.

Urojë që të gjithë, të moshuarit, fëmijët, të rinjtë, nënat, prindërit, familjet në nevojë dhe të pastrehët për një vite të mbarë, për një vite të suksesit.

Urime.





Këshilli Kombëtar Shqiptarë

Galip Beqiri – Kryetar.