KKSH diskuton për përcaktimin e festave kombëtare

Në selinë Këshillit  Kombëtar Shqiptar, kryetari Galip Beqiri, organizoi tryezë të rrumbullakët me Inspektorin republikan të arsimit, Pedagogun republikan të arsimit, Inspektorët lokalë të komunave të Preshevës dhe Bujanocit për arsim, si dhe me drejtorët e shkollave të mesme dhe shkollave fillor në Luginën e Preshevës, rreth zbatimit të vendimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar për ditë feste. KKSH më herët ka shpallur ditë feste: 28 Nëntorin – Dita e flamurit kombëtarë të shqiptarëve, 7 Marsi – Dita e mësuesit, 3 Qershori – Dita e themelimit të Këshillit Kombëtar Shqiptare, Ditën e parë të Bajramit të Madh dhe Ditën e parë të Kurban Bajramit.


Me qëllim të informimit me procedurat ligjore kryetarit Beqiri njoftoi fillimisht të pranishmit dhe inkurajoi për procedurat në vijim në mënyrë që sa më dinjitetshëm komuniteti shqiptar do mundë edhe zyrtarisht të festoj këto festa me rëndësi jetike

Megjithatë, nën kthetrat e politikës ditore disa nga udhëheqësit e institucioneve nuk iu përgjigjën ftesës së Këshillit Kombëtar Shqiptar rreth koordinimi mbi respektimin e vendimit që ditë e shpallura nga ky institucion për ditë feste, të jetë ditë festive dhe të jetë ditë pushimi në mënyrë që mos të zhvillohet procesi mësimor dh procesi i punës ashtu edhe siç është paraparë me ligjet në fuqi, njofton Shërbimi për Informim i KKSH-së.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është i vendosur që në ditët në vijim të zhvilloj konsultime edhe me krerët komunal të komunave të Luginës së Preshevës, përkatësisht komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në mënyrë që datat e shpallura për ditë festë të respektohen edhe nga administratat komunale.