Udhëheqësit e Luginës në iftarin e ambasadës së SHBA-së

Me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd , Michael D. Kirby do të shtroi sot një darkë iftari në rezidencën e tij Uzhiçka 44. Mes të ftuarve specialë të “darkës amerikane” është edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri dhe përfaqësues të komunitetit mysliman në Serbi. Është ky tashmë, iftar tradicional që misioni diplomatik amerikan shtron për udhëheqësit e ndryshëm të komunitetit mysliman.
“Edhe këtë vit si çdo vite në të kaluarën Ambasada Amerikane shtron darkën e iftarit në muajin e Ramazanit. Me ç rast është një mundësi e mirë për të biseduar me të gjithë të pranishmit, si me korin diplomatik ashtu edhe të pranishmit tjerë që kryesisht janë të besimit islam” u shpreh kryetari Beqiri.
Përveç kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri në iftarin të cilin e shtron Ambasada Amerikane në Beograd janë të ftuar edhe Deputeti Popullor, Riza Halimi, krerët e të gjitha bashkësive islame dhe krerët e institucioneve komunal.    
 
 
 
Bujanoc:25.07.2013
Shërbimi për informim i KKSH-së