Në Preshevë, u mbajt Seminari i 1-rë në Gjuhën shqipe

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese "Albas" nga Tirana dhe qendra e saj në Preshevë, organizoi Seminarin e I-rë për tekstet e Gjuhës shqipe.
Seminari ishte mjaft i begatshëm dhe i rëndësishëm për mësuesit e Gjuhës shqipe, që punojnë në Luginën e Preshevës, pasi që këtë vit të ri shkollor kanë filluar të punojnë me tekstet nga Shqipëria , që dikur ishte nje ëndërr e të gjithë shqiptarëve nga Lugina të mësojnë me këto tekste, por falë Këshillit Kombëtar dhe sigurisht falë shtëpisë botuese "ALBAS", që treguan një përkushtim të jashtëzakonshëm në avancimin e arsimit në Luginën e Preshevës, kjo ëndërr u bë realitet, pikerisht po këtë vit të shenjtë për gjithë shqiptarët kudo që janë, ngase përkon me 100 vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë.
Seminari filloi ne ora 9:00, ku të pranishëm ishin mbi njëqind mësues nga mbarë Lugina, gjithashtu hapjen e Seminarit e bëri nënkryetari i Këshillit Kombëtar, Mentor Nuhiu, ku përshendeti të gjithë të pranishmit, dhe sigurisht një fjalim përshëndetës e mbajti drejtori i përgjithshëm i Sh.B. "Albas", Latif Ajrullai, ku u shpreh mjaft i kënaqur dhe falënderues me pritjen që ia kishin rezervuar organizatorët e Seminarit.
Tema e Seminarit te 1-rë ne Gjuhën shqipe ishte: Letërsia dhe Gjuha shqipe në tekstet shkollore, gjegjësisht interpretimi i përmbajtjeve mësimore ne tekstet e Gjuhës shqipe. Kjo temë u ligjerua nga autorët e teksteve: Rita Petro, Natasha Pepivani, Adelina Çerpja, Idriz Metani, ku shpjeguan më gjërësisht përdorimin e teksteve të ardhura nga Shqipëria, dhe pranuan sugjerime nga mësuesit e Luginës, Seminari ishte mjaft efektiv, duke diskutuar për tekstet dhe shpalosur programin se si duhet kuptuar synimet e teksteve, gjithashtu nga autorët u rekomanduan disa metoda te ndryshme që duhen zbatuar mësimdhënësit për një mësimdhënie sa më cilësore dhe efektive.Qëllimi i Seminarit është rritja e cilësisë dhe efektivitetit të mësimdhënies të Planit dhe programit të mësimit shqip në shkollat e Luginës

 Ndrësa krejt në fund të Seminarit u diskutua në mes autorëve dhe mësimdhënësve rreth teksteve. strukturës se tekstit, e që nuk munguan vërejtjet nga mësimdhënësit dhe  sugjerime për atuorët, se cka duhet ndryshuar ne tekste, ku edhe ne kete rast mrëkuptimi nga autorët ishte në nivelin më të lartë. Shërbimi për informim pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar.