Realizimi i buxhetit të KKSH-së për vitin 2012 u realizuar me korrektsi

Këshillit Kombëtar Shqiptar  sot mbajti mbledhjen e dytë për vitin  2013   ku aprovoi rendin e ditës me këto pika 

-Propozim Vendimi për zëvendësimin e anëtarit nga Lista: “Unioni Demokratik i Shqiptarëve – Rahmi Zulfiu”

-Propozim  Vendimi  mbi  shqyrtimin  dhe  aprovimin  e  Raportit  të  punës të Këshillit Kombëtar Shqiptar  për  vitin  2012,

-Propozim  Vendimi  mbi  shqyrtimin  dhe  aprovimin e Raportit të të  Hyrave  dhe Shpenzimeve të KKSH-së  për  Vitin 2012

-Të  ndryshme.


Mbledhja filloi me dhënjen e betimit solem nga Emrie Sinani si anëtare e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Këshilli Kombëtar Shqiptarë bashkërisht me organet përkatëse dhe  me  të punësuarit, punën e vet gjatë kësaj periudhe (2012) e kanë  realizuar përmes, organit ekzekutiv, trupave punuese, komisioneve, nën komisioneve e që ka realizuar planin dhe programin për vitin 2012.

Sa i përket realizimit të buxhetit të  Këshillit  Kombëtar Shqiptar për vitin  2012 KKSH-ë ka konkluduar se është realizuar në mënyrë të plotë dhe korrekte gjë për të cilën flet edhe raporti revizionit të pavarur për buxhetin e vitit 2012 dhe aprovimi nga Organi ekzekutiv. Pra, me fjalë të tjera është realizuar gjithçkla sipas planit dhe parashikimeve që kanë qenë pjesë e planit finansiar për vitin 2012.

Gjithashtu, në pikën e fundit janë diskutuar për vonesat në planifikimin e planit financiar për vitin 2013 vonesa këto të shkaktuara  nga mos transferimi i mjeteve financiare si në vitet e kaluara nën arsyetimin se “shqiptarët nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Republika e Serbisë”.