KKSH: Universiteti "Hasan Prishtina" do të regjistrojë 230 studentë nga Lugina e Preshevës

Këshilli Kombëtar Shqiptar njofton të gjithë maturantët që Universiteti i Prishtinës”Hasan Prishtina” në Republikën e Kosovës që nga sot ka hapë konkursin për studentët e nivelit bachelor. Siç ka njoftuar Senati i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët ,të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer. Ndërkaq, të gjithë ata që kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer në Luginën e Preshevës, paraprakisht duhet të bëjnë nostrifikimin e dokumenteve në zyrat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës.
Ky Universiteti do të regjistrojë 130 studentë nga komuna e Preshevë dhe  100 të tjerë nga komuna e Bujanocit.
Në përgjithësi KKSH është e kënaqur me ndarjen e kuotave për Luginën e Preshevës dhe ka përmbushur pritshmërinë pasur parasysh edhe preferenca e maturantëve nga Shkollat e mesme si të Preshevës, gjithashtu edhe ajo e Bujanocit. Megjithatë shpreh shqetësimet për disa nga drejtimet për të cilat nuk është ndarë as edhe një vend për studentë nga këto troje e që kanë qenë në listën e preferencave të cilën KKSH i ka përcjellë siUniversitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Në këtë kontekst shprehim faliminderimet për mirëkuptim nga këto institucion
 
Për të aplikuar në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina” në Republikën e Kosovës duhet: 
 
 Paraqitja e dokumenteve që zgjatë prej datës 09.7.2013 deri më 23. 7. 2013 në ora 16.00
- Certifikatën e lindjes (origjinal),
- Dëftesat e të gjitha klasat të shkollës së mesme (origjinal),
- Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të
maturës (origjinal),
- Kopjen e letërnjoftimit.
- Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për
konkurrim online përmes Internetit është: http://apliko.uni-pr.edu
- Pagesën prej 5 Є. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit të
Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë
- Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit (nostrifikimi),
 
Për informata më të hollësishme kandidatët mund t’u drejtohen fakulteteve përkatëse ose ta vizitojnë faqen e internetit: www.uni-pr.edu
 
Ndërkkoh kuotat sipas drejtimeve të parapara për regjistrim të studentëve janë:


Kuotat e studenteve per UP.pdf