PROBLIEMI DIPLOMAVE MBETET EDHE MË TEJ‏

Komisionit për Arsim të Lartë dhe Shkencë i Këshillit Kombëtar Shqiptar mbajti mbledhjen e radhës me ftesë të kryetarit të këtij Komisioni Avdurahman Zulfiu. Në këtë mbledhje u aprovua rendi i ditës: Shqyrtimi I situatës së krijuar rreth nostrifikimit të Diplomave nga Universitet e Kosovës përmes agjencionit SPARK në Asociacionin e Universiteteve Evropiane në Bruksel; Shqyrtimi I çështjeve për regjistrimin e studentëve nga Lugina e Preshevës në Universitetet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë;
Pas arsyetimit të rendit të ditës Avdurahman Zulfiu elaborio për situatën së krijuar rreth nostrifikimit të Diplomave nga Universitet e Kosovës përmes agjencionit SPARK në Asociacionin e Universiteteve Evropiane në Bruksel, ku tashmë janë shfaqur problemet. Edhe pse kjo zgjidhje, e njohjes së diplomave ishte arritur në Bruksel në bisedimet teknike, në praktikë kjo nuk përmbush misionin e vetë të njohjeve reciproke të diplomave universitare. Të diplomuarit në Universitet e Prishtinës nga Lugina e Preshevës i bëhet ekuivalentimi i diplomës fakultative në Asociacionin e Universiteteve Evropiane në Bruksel përmes përgatitjes teknike të agjencionit SPARK, ku edhe janë paraqitur një mori problemesh për fletën shtesë të diplomave dhe moduleve fakultative, që ishin tejkaluar.
Megjithatë, me të marrë Certifikatën e barasvlersimit, përkatësisht ekuivalentimit të Diplomës nga Asociacionin e Universiteteve Evropiane në Bruksel, është në gjuhën angleze që duhet përkthyer në gjuhën serbe dhe duhet përsëri të grumbullohet dokumentacioni i nevojshëm për ta nostrifikuar në njërin nga fakultetet në Republikën e Sërbisë e që përveç që kërkohet kohë edhe mjete materiale shtesë.
Ky problem nuk ka qenë i njohur dhe as që kanë qenë institucionet relevante të njoftuar me udhëzimin e qeverisë së Republikës së Serbisë që obligon për një ri procedim të së njëjtës çështjeje. Por njoftojnë, të diplomuarit që tashmë duan të regjistrohen në Entin për Punësim si të pa punë në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, me ç rast nuk iu është lejuar dhe iu është kërkuar nostrifikimi sipas udhëzimit të Qeverisë së Republikës së Serbisë.
Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatë të thellë që çështja e diplomave nga Kosova tashmë që nga pas lufta në Luginën e Preshevës, nuk është zgjidhur edhe në negociatat teknike në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës. Shpreh indinjatë që pas përpjekjeve të shumta jo vetëm të institucioneve të caktuara por edhe të vetë shqiptarëve nga këto treva nuk është zgjidhur. Por, për ironi shqiptarët e diplomuar në universitetet e Kosovës nuk mund të regjistrohen as si të pa punë.
Gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon nga të gjitha faktorët relevantë përgjegjësi si nga Prishtina, nga Beogradi dhe Brukseli po zvarritjen e një çështjeje jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe shpjegim për këtë marrëveshje që nuk ka zgjidhur këtë problem.       
Ndërkaq sa i përket shqyrtimit të çështjeve për regjistrimin e studentëve nga Lugina e Preshevës në Universitetet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së 

Shqipërisë  Këshilli Kombëtare Shqiptar do jetë i kënaqur nëse kuotat për studentët nga Lugina e Preshevës do të mbeteshin në nivelin e vitit të kaluar. Pasur parasysh që studentët e Lugina e Preshevës mund të regjistrohen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Tashmë Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina” ka hapur konkursin. Ky Universiteti do të regjistrojë 130 studentë nga komuna e Preshevë dhe  100 të tjerë nga komuna e Bujanocit.

Në përgjithësi KKSH është e kënaqur me ndarjen e kuotave për Luginën e Preshevës dhe ka përmbushur pritshmërinë pasur parasysh edhe preferenca e maturantëve nga Shkollat e mesme si të Preshevës, gjithashtu edhe ajo e Bujanocit. Megjithatë shpreh shqetësimet për disa nga drejtimet për të cilat nuk është ndarë as edhe një vend për studentë nga këto troje e që kanë qenë në listën e preferencave të cilën KKSH i ka përcjellë si Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Në këtë kontekst shprehim faliminderimet për mirëkuptim nga këto institucion.

Megjithatë,  Këshilli Kombëtare Shqiptar iu është drejtuar institucioneve relevante në Kosovë që në konkursin dytë të plotësohen edhe me kuota tjera edhe në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina” dega në Gjilan në të gjitha drejtimet, në Prishtinë drejtimet : Gjuhë dhe letërsi, Gjuhë Frënge, Gazetari, Hidroteknik, Telekomunikacion, Komunikacion, Konstruksion dhe Dizajn, Fizioterapi, Muzikë, Artë Dramatik, Edukatë Fizike.

 

 

 

 

Bujanoc, 18.07.2013                                                       Shërbimi për informim i KKSH-së