Kryetari i KNSH-së Galip Beqiri ndau çertifikatat për të gjithë mësuesit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri priti sot në mbledhje drejtorët e shkollave fillore dhe ata të shkollave të mesme të Luginës së Preshevës.

Në këtë takim Kryetari i ndau çertifikatat për të gjithë mësuesit e ciklit të ulët dhe për të gjithë arsimtarët e ciklit të lartë të shkollave fillore, për ndjekjen e Seminarit të parë kombëtar , me temën Letërsia dhe Gjuha shqipe në tekstet shkollore, të mbajtur më 03.11.2012, në shkollën fillore Prof. ”Ibrahim Kelmendi”. Sipas z.Beqirit numri i pjesëmarrësve ka qenë i kënaqshëm, me përjashtim të disa shkollave që duhet ti kushtojnë më tepër kujdes organizimeve të këtilla sepse janë në interes të të gjithëve.

Ndërkaq, në këtë mbledhje u diskutua edhe për Festën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar tha se përveç aktiviteteve të parapara në agjendën e shkollave ora e parë e mësimit më 28 nëntor ti dedikohet pikërisht kësaj feste të madhe për popullin shqiptar dhe mësimi në atë ditë të zhvillohet me orar të shkurtuar.
Kurse për në të ardhmen Këshilli Kombëtar Shqiptar do të kërkoj nga Institucionet përkatëse që kjo ditë të shpallet si festë kombëtare për shqiptarët./lugina-lajm

KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR