Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri u takua me Komisarin e Lartë të OSBE-së, Knut Volebek

Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri sot ora 13:30 do të takojë  Komisarin e Lartë të OSBE-së, Knut Volebek.
Temë e takimit do të jetë situate e krijuar e sigurisë dhe politike me ç`rast në takim të përveçëm që i ka kushtuar këtij institucioni Knut Volebek.
Gjithashtu në takim do të shtrohen temat si respektimi i drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Serbi, respektimi dhe zbatimi i Ligjit mbi këshillat kombëtar të pakicave nacionale me fokus të veçantë në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtarë të gjuhës, shkrimit shqip si dhe simboleve kombëtare.  

Komisari i Lartë i OSBE-së, Knut Volebek,  vjen sot në Bujanoc pas tensionimit të gjendjes  në Luginën e Preshevës dhe për tu njoftuar për së afërmi me problemet e popullatës shqiptare që jetojnë në këto troje.