KKSH priti ambasadorin e OSBE-së

Në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari  i KKSH-së dhe kryetari i Organit Ekzekutiv, Galip Beqiri dhe Hamdi Fejzullahu priti sot në takim Ambasadorin e ri të emëruar të OSBE-së Peter Burkhard me bashkëpunëtorët e tij, Drejtorin ekzekutiv të OSBE-së Giovanni Gabassi dhe Erih Manton Koordinatorin e OSBE-së për jug të Serbisë.
Kryetari Beqiri e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së punën, veprimtarin, sukseset dhe çështjet jetike që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip.
“OSBE ka qenë aktive dhe më tej do të jetë aktive sa i përket problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si një faktorët kyçë ndërkombëtarë edhe në bisedimet e rifilluara me organet shtetërore së fundmi për përmasimin e situatës së krijuar” u shpreh Beqiri.
Ambasadori Burkhard shprehi mbështetjen e OSBE-së edhe në vazhdim të trajtimit të gjitha problemet me të cilat KKSH-ë është duke u angazhuar për të i zgjidhur.
“Lugina e Preshevës mbetët në top prioritetet e OSBE-së dhe mbështetja jonë nuk do të mungoj sa i përket funksionimit dhe angazhimit të KKSH-së” nënvizoi Burkhard.