Institucioni i Ombudsman-it vlerëson "luftën" e KKSH-së për të drejtat e shqiptarëve

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri takoi zv. Ombudsman-in  për të drejtat e pakicave kombëtare, Goran Bashiq dhe përfaqësuesit e zyrës së Ombudsman-it.  
Gjatë takimit i cili është mbajtur në zyrat lokale të ombudsman-it në Bujanoc kishte për qëllim intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve me çrast u njoftua edhe për së afërmi lidhur me çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar me theks të veçantë për problemet në lëmin e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës e shkrimit dhe simboleve kombëtare.


zv. Ombudsmani Bashiq shprehi mirënjohje të thellë rreth bashkëpunimit gjatë këtij viti. Ai theksoi “ se Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucioni që ka deponuar numrin më të madh të ankesave rreth shkeljes së ligjit për Këshillat Kombëtare të pakicave kombëtare dhe rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut, përkatësisht të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” më tej vazhdoi se “mangësitë e shprehura në praktikë të disa ligjeve jo të harmonizuar mirë kërkojmë mbështetje në ngritjen e iniciativave për ndryshimin dhe amendamentin e tyre, në mënyrë që të eliminojmë çfarëdo dikotomie”. Nga ana tjetër kryetari Beqiri ka reaguar për dinamikën e ngadaltë të zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet qeveritare serbe, ndërkohë që ka kërkuar që zyra e Ombudsmanit të ushtrojë ndikimin e tyre si dhe të vazhdoj përkrahja e proceseve të KKSH-së “fuqizimi i institucioneve rajonale me inpaktë në ruajtjen dhe avancimi i identitetit kombëtar të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ka për rezultat respektimin e plotë të ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare, njofton  Shërbimi për informim i KKSH-së.