URIME FESTA E FITER BAJRAMIT

Këshilli  Kombëtar  Shqiptar  uron të  gjithë  besimtarët  mysliman me rastin e festës  së  Fiter  Bajramit.
Këto ditë madhështore të cilat bartin në vete vlerën  e devotshmërisë, humanitetit, sakrificës, barazisë në mes të njerëzve, urojmë që të gjithë besimtarët ti gjejë në  harmoni,  tolerancë, unitet, e mbarësi në të gjitha sferat.
Kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin për Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria. Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Njeriu në këtë ditë feste është edhe më afër Zotit, ngase mbretëron një atmosferë vëllazërore nëpërmjet të cilës besimtarët shprehin falënderimin ndaj Krijuesit Fuqiplotë, për të mirat e dhuruara në këtë jetë.
Urime  festën e Kurban Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm ta pranoj agjërimin dhe të gjitha lutjet tona.