Këshilli Kombëtar mundet, në pajtim me ligjin, të themelojë institucionet e edukimit, arsimit, standardit të nxënësve dhe të studentëve dhe të zbatojë të drejtat dhe obligimet e themeluesit.

Këshilli Kombëtar mundet, në pajtim me ligjin, të themelojë institucionet e kulturës për ruajtjen, përparimin dhe zhvillimin e veçantisë kulturore dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të pakicës kombëtare dhe të ushtrojë të drejtat dhe detyrat e themeluesit.

Këshilli Kombëtar mundet, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj, në mënyrë të pavarur ose bashkë me personin tjetër juridik, të themelojë institucione dhe shoqëri ekonomike për ushtrimin e veprimtarisë gazetaro-botuese dhe radiotelevizive, shtypjes dhe riprodhimit të mediave të incizuara ose të ushtrojë të drejtat dhe obligimet e themeluesit.