IN MEMORIAN

  • KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR mbajti sot mbledhjen komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Jonuz Musliut, kryetarit të Këshillit.
  • Jonuz Musliu ka lindur më 5 janar të viti 1959 në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, shkollimin fillorë dhe atë të mesëm e ka përfunduar në vendlindje ndërsa në Shkup ka studiuar shkencat natyrore drejtimin Biologji – Kimi.
  • Si aktivist i hershëm i çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, dënohet nga strukturat e ish Jugosllavisë me tetë vite heqje lirie, gjashtë prej të cilave i ka mbajtur.
  • Junuz Musliu ish i burgosur politik dhe veprimtarë i hershëm i çështjes kombëtare, që në fillet e saja rreshtohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pas luftës ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa ishte ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
  • Me fillimin e negociatave për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Musliu emërohet nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇPMB-së, Kryetar i Këshillit Politik të UÇPMB-së.
  • Në zgjedhjet e para të pasluftës, në vitin 2002, Jonuz Musliu, themelon Lëvizjen për Progres Demokratik dhe për herë të parë hyn në institucionet komunale në Bujanoc.
  • Në zgjedhjet e dyta ai emërohet Kryetar i Kuvendit Komunal, pozitë që e ka mbajtur disa mandate ndërsa në vitin 2014 zgjidhet Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptarë, pozitë të cilën e ka pasur deri tani.
  • Në gjysmën e dytë të viti 2017, për shkak të një sëmundje të rëndë për trajtim kishte shkuar në spitalin universitar të Edrenës në Turqi.
  • Ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas vetës bashkëshorten dhe tre djem.
  • Këshilli Kombëtar Shqiptar vlerëson lartë kontributin e Tij dhe se humbja e Tij është një humbje e madhe jo vetëm për shqiptarët e Luginës po edhe më gjerë. Duke konsidruar se rruga për liri e drejtësi, zëri i tij dhe vepra në këtë drejtim nuk janë ndalur dhe besojmë se do të vazhdoj kjo rrugë si udhërrëfyese e gjeneratës tjetër.
  • Me nderime shprehim ngushllimet familjes dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Lavdi kryetarit, Zoti e shpërbleftë me të mirat e Tij.