Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi


Marrveshje bashkpunimi.pdf

30 Prill, 2018 Novi Pazar
Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi është bashkëpunimi në projekte të përbashkëta dhe planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta në sferat kompetente të këshillave.
"Duke pasur parasysh faktin se shqiptarët dhe boshnjakët janë autokton në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak, të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në Luginën e Preshevës dhe Sanxhakut, kemi vendosur të lidhim Memorandum Bashkëpunimi. Kjo ditë është një nga ditët më të rëndësishme të Këshillit Kombëtar Shqiptar, një moment historik, kur të dy Këshillat kombëtare vendosën të bashkojnë forcat për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të dy komuniteteve tona brenda juridiksionit ligjor", ka thënë kryetari Këshilli Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri. Më tej ka shtuar se “Këshilli Kombëtar Shqiptar është i fokusuar tek e ardhmja, bashkëpunimi dhe intensifikimin e përpjekjeve në realizimin e të drejtave kolektive të parashikuara jo vetëm nga ligjet e brendshme, por edhe nga konventat ndërkombëtare dhe evropiane. Kështu që në këtë rrugëtim si partner serioz e shohim Këshilli Kombëtar Boshnjak” përfundoi Ymeri.
"Ndërtimi i një kuadri ligjor dhe përkufizimin i shtetit të ardhshëm, si dhe realizimin e të gjitha 35 kapitujt në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, zbatimin e Planit të Veprimit për minoritetet dhe angazhimi në rindërtimin e juridiksionit për pakicat që rregullon pozitën e ardhshëm të pakicave janë objektivat strategjike të këtij Memorandumi. Është detyrim i ynë që edhe me pakicat e tjera të vendosim bashkëpunim në mënyrë që të bëjë gjithçka për të ndërtuar një, shtet normal e modern, i cili do të ketë hapësirë ​​për të gjithë popujt dhe ku askush nuk do të jetë objekt i pastrimit etnik dhe ku askush nuk do të abuzohet, "tha kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Uglanin.
Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkpunimit, përveç anëtarëve të dy këshillave, morën pjesë Kryetari i Komunës së Bujanocit ,Shaip Kamberi dhe deputeti popullor Fatmir Hasani.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Imeri, në fund ndau një mirënjohje për Sulejman Uglanin për afirmimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.