KRYETARI MUSTAFI TAKON AMBASADORIN E SHQIPËRISË

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari dhe zëvendëskryetari Ragmi Mustafi e Enver Mehmeti u takuan me  Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka dhe bashkëpunëtorin e tij Virgjil Muçi.
Gjatë takimit ndër të tjera është biseduar me shumë interes për gjitha fushat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, e në veçanti për fushën e arsimit dhe kulturës dhe qasjes së KKSH ndaj zgjidhjeve të sfidave të vjetra e të reja.
Ambasadori Boçka përgëzoi udhëheqjen e re ashtu që të jap një frymë më energjike e bashkëkohore, punës së nisur nga paraardhësit tyre për të përballuar sfidat dhe problemet që presin të zgjidhen. Ambasadori ka siguruar për gatishmërinë e plotë në mbështetje të punës për realizimin e objektivave të veprimtarisë së KKSH
Kryetari Mustafi e falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që shteti i Shqipërisë të luaj një rol edhe më aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve.
Takimi kaloj në një atmosferë vëllazërorë e konsultative. Vlen të theksohet se KKSH ka korrespodencë të rregullt me Ambasadorin  shqiptar ku diskutohen edhe tema tjera të rëndësishme nga fushat përkatëse në drejtim të realizimit të të drejtave të Luginës së Preshevës
 




Me datë  13.12.2018 Shërbimi për informim i KKSH-së