PËR HERË TË DYTË BRENDA MË PAK SE 2 MUAJ, AMBASADORI I DELEGACIONIT TË BE-SË, SEM FABRICI VIZITË KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR (KKSH)

Gjatë ditës së sotme, kryetari i KKSH, Ragmi Mustafa priti në selinë e këtij institucioni Ambasadorin e delegacionit të BE-së, Sem Fabrici. 

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin për punën e deritanishme nga udhëheqësia e re e KKSH, fokusin e madh që po i jepet mundësisë së zgjidhjes së problemit tashmë të njohur edhe për ndërkombëtarët, për mungesën e teksteve mësimore në gjuhën shqipe.
Problem për të cilin ditën e djeshme një delegacion i KKSH ishte në takim edhe me Ministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, Besa Shahini duke kërkuar që përmes një marrëveshje bilaterale të mundshme në mes të dy ministrive, të përfshihet zgjidhja sa më e shpejt e kësaj problematike thuajse 20 vjeçare.
Gjithashtu, sfidat e tjera me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin temë e takimit.Falënderojmë Ambasadorin Fabrici për prezencën e shtuar në Luginë të Preshevës, duke pasur parasysh që kjo është vizita e tij e dyte brenda një periudhe të shkurtë që po i bënë Këshillit Kombëtar Shqiptar.



Me datë: 03.04.2019 Shërbimi për informim i KKSH