Nderohet me mirënjohje kryetari i KKSH-së

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të punës së Këshillit Kombëtar Boshnjak në Novi Pazar.
I pritur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak (KKB), Esad Xhurxheviq është nderuar me mirënjohje në seancë e IV të mbajtur të këtij institucioni, për kontributin e dhënë në KKB si dhe afirmimin e të drejtave të popullit boshnjak dhe të të drejtave të pakicave.
“Është nderë i veçantë që Këshilli Kombëtar Boshnjak ndan mirënjohje Galip Beqirit me të cilin tashmë kemi ndërlidhur aleanca të përbashkëta në mbrojtjen dhe avancimin si të të drejtave të boshnjakëve ashtu edhe të të drejtave të shqiptarëve në Serbi” theksoi Esad Xhurxheiq gjatë ndarjes së mirënjohjes.
Pasi mori mirënjohjen Galip Beqiri iu drejtua të pranishmëve “jemi të nderuar dhe privilegjuar si institucion dhe dua që të shprehi urimet më të sinqerta për 10 vjetorin e Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe uroj shumë vite të tjera suksesi. Konsiderojmë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve tona si të natyrshëm nga se  ne ndajmë një identitet kulturorë të përafërt dhe identitet fetar të përbashkët. Në këtë kontekst bashkërisht besoj se do jemi më të fuqishëm në realizimin drejtave të garantuara me ligje dhe avancimin e identiteteve tona të përveçme kombëtare” përfundoi Beqiri.
 
Në këtë eveniment festiv e kulturor ishin të ftuar personalitete të njohura, institucione të ndryshme dhe diplomatë të huaj. 
 
 
 
 
 

Bujanoc, 08.09.2013  Shërbimi për informim i KKSh-së