Shqiptarët kanë nevojë për urtësi

Kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, sot në një vizitë vëllazërore priti në ambientet e këtij institucionin diplomatin, ish-deputetin dhe publicistin e mirënjohur Eshtref Aliun nga Maqedonia.
Në një takim vëllazëror Aliu shprehu interesimin për ngjarjet në Luginën e Preshevës me theks të ruajtjes së substancës kombëtare përmes një politike progresive që hapë perspektiva gjithmonë nën ombrellën e kujdesit të mprehtë në raport politikat shtetërore të Serbisë. “Shqiptarët kanë nevojë për urtësi, mençuri, vizion në mbështetje të kulturës dhe traditave tona shqiptare, për të ndërmarr vendime në lidhje me rrjedhat rajonale e ndërkombëtare” theksoi Aliu,  i cili për një kohë të gjatë kishte vepruar në fushën diplomatike.

“Ne iu falënderojmë për vizitën dhe këshillat tua që janë më shumë se të vlefshme për këtë kohë duke patur parasysh bagazhin tuaj diplomatik e politik” tha kryetari Beqiri duke vazhduar se “kemi nevojë për hapjen e dialogut dhe konsultimeve mes vetë shqiptarëve nga të gjitha trojet, në drejtim të ndërtimit të një vizioni të përbashkët”.
 

Bujanoc 20.09.2013
                          Shërbimi për informim i KKSH-së