Promovohet selia e Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Bujanoc

Bujanoc, 15 shtator 2012 –Përfaqësuesit e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, kanë promovuar selinë e re të këtij institucioni në Bujanoc me ç’rast në ceremoninë e inaugurimit prezantuan mysafirë të shumtë.

Ish ndërtesa e Komitetit në Bujanoc, falë donacioneve të BE-së përmes Programit “Progres” është rinovuar në ambiente jashtëzakonisht moderne, të cilat tash e tutje do t`i shfrytëzoj KKSH. Rreth 10.000 € është kostoja e pajisjeve të sponsoruara nga Programi Progres i Bashkimit Evropian, ndërkohë që një pjesë është mbuluar nga buxheti I KKSH-së, derisa donacioni i Progresit është orijentuar në mobilim dhe pajisjet elektronike për komunikim.

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, gjatë hapjes zyrtare të ambientit të ri të punës, ka thënë se “ky këshill është shumë i rëndësishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përputhshmëri me ligjet e saj.”

Esad Xhuxheviq- kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, në fjalën e tij duke uruar zyrat e reja të KKSh-së, ka ka uruar që ky institucion të jetë I suksesshëm në realizimin e të drejtave të shqiptarëve, ndërkohë që duke komentuar ndërrimin e kohërave është shprehur “ka disa simbolika të çuditshme në këto hapësira të cilat dikur I takonin komitetit, ja tani këto i gëzon Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve. Ka rëndësi që Këshilli Kombëtar Shqiptar në mënyrë të suksesshme është duke e kryer rolin e vet.”

Xhuxheviq, ka thënë se pakicat në Serbinë qendrore kanë obligim që të bashkëpunojnë dhe të rrisin nivelin e të drejtave të tyre dhe të gëzojnë atë nivel të të drejtave që kanë pakicat në Vojvodinë.

Ceremoninë e inaugurimit të zyrave e kanë nderuar me prezencën e tyre edh e përfaqësuesit e Këshillave Kombëtare të Bashkësisë Maqedone dhe asaj Rome në Serbi. Ndërkohë që prezent ishin përfaqësues të disa ambasadave dhe të programeve të tyre për zhvillim dhe asistencë që janë destinuar në këtë rajon.

Në hapjen solemne të zyrave të KKSH-së, përkundër ftesave zyrtare, nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e qeverisjeve lokale në Bujanoc dhe Preshevë.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve është organ reprezentativ i cili në bazë të legjislaturës serbe për minoritete ka disa kompetenca të garantuara me ligj siç janë e drejta në Arsim, Kulturë, Informim, Përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe të simboleve kombëtare.

KKSH deri më tani ka dhënë një qasje serioz enë angazhimin e saj kryesisht në Arsim dhe në Informim, ndërkohë që përpjekjet e vazhdueshme janë edhe në sferat e tjera ku ka kompetenca ligjore.

Në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Këshilli Kombëtarë ka arrit që të siguroj Abetaren për filloristët e Luginës, libër ky I nxjerrë një votë para hartimit të Abetares gjithëkombëtare, përmbajtja e së cilës është po thuaj identike, ndërkohë që të njëjtit autorë janë hartues të që të dyjave.

Dhjetëra libra shkollorë janë përgatitur për nxënësit shqiptarë të cilëve iu mungojnë po thuaj të gjitha librat shkollore qoftë në atë fillorë pore dh enë shkollimin e mesëm.

Ndërkaq, para më se 13 muajve ka filluar botimi i së përjavshmes “Nacionali” organ I KKSh-së e cila njëherësh paraqet subjektin e parë të themeluar nga Kuvendi i KKSh-së.

KKSh ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në përgjithësi me diplomacitë ndërkombëtare në Serbi e veçanërisht me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë , përmes së cilës ka realizuar disa takime pune me kreun më të lartë të qeverisë së Shqipërisë, takime që kanë rezultuar me suksese e që pretendojnë përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve të kësaj zone.