Goditen sërish Shqiptarët

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër dhe shpreh shqetësimin për heqjen e flamurit kombëtarë nga ballkoni i godinës së këtij institucioni në natën mes 23 dhe 24.02.2013, nga autorë të panjohur. Duke konsideruar si një akt qyqar dhe drejt për drejt sulm në identitetin e shqiptarëve të Luginën e Preshevës, si dhe mohimin e të drejtës për të u identifikuar publikisht. Veprimet e tilla, ashpërsojnë dhe tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike në Luginën e Preshevës, për më tepër, nëse kryesit e kësaj vepre që dhunon identitetin e këtij institucioni, nuk ndëshkohen janë në funksion të trysnisë dhe presionit në mohimin e identitetit të Këshillit  Kombëtar Shqiptar.


Këshilli Kombëtar Shqiptar tashmë ka njoftuar organet e rendit me çrast kërkon hetimin dhe zbardhjen e rastit në fjalë dhe të autorëve të kësaj vepre qyqare njofton shërbimi për informim i KKSh-së.

Lajmet_IMG_0141_141093763