URIME VITI I RI SHKOLLOR 2013/2014

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2013/2014, , uroj të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
Uroj që përzemërsisht të gjithë nxënësit, për këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur. Besoj fuqishëm se vetëm arsimimi dhe shkollimi i gjeneratave të reja në Luginën e Preshevës mund të jetë shtegtimi në zgjidhjen e problemeve shoqërore e politike. Njëkohësisht, dua të i rikujtoj dhe nderoj lartë të gjithë brezat e kaluar që sakrifikuan për arsimim në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. 
Gjithashtu, uroj të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.
KKSH ndan shqetësimet edhe përkundër një angazhimi shumë të madhe dhe të palodhshme në sigurimin e teksteve e me ç rast është siguruar një numër i konsiderueshëm i teksteve shkollore duke vë theksin edhe importimin edhe nga Republika e Shqipërisë. Mbetemi edhe më tej të shkurtuar në ca tekste shkollore për shkollim fillor dhe kërkon një angazhim të të gjithëve për të siguruar tekstet shkollore për shkollim të mesëm.
Në këtë drejtim në procesin edukativo-arsimor mbetemi të përkushtuar edhe në ndryshimin dhe plotësimin e planeve dhe programeve shkollore të dedikuar për shqiptarët si e drejtë ligjore dhe obligim intelektual.
KKSh tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë dhe besojmë se ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm.
Megjithatë, sot për aq sa është ditë urimi për Luginën e Preshevës, është edhe ditë reflektimi. Shqetësim i përbashkët mbetet zvogëlimi i më tejmë i numrit të nxënësve nëpër shkollat shqipe që për pasoj përcjellët edhe nga teprica teknologjike e mësimdhënësve, që mbeten të papunë. Sot të gjitha shkollat kanë zvogëlim të numrit të nxënësve në nivele drastike, për më tepër shkollat në Malësinë e Bujanocit dhe Karadakun e Preshevës jo vetëm që kanë shuar paralele të tëra, por, janë edhe para mbylljeve të shkollave komplet. Gjithashtu këto trendë janë duke u përcjellë edhe nga zonat urbane. Me këtë rast, ftoj të gjithë pa dallim që të japin kontributi e tyre në ndërprerjen e trendëve të tilla dhe ruajtjen e avancimin e substancës tonë kombëtare.
 

Bujanoc, 02.09.2013                                                         Këshillit Kombëtar Shqiptar,
                                                                                                kryetari Galip Beqiri