Organizohet seminari: Letërsia dhe gjuha shqipe në tekstet shkollore

Seminari i I – rë

për mësuesit e gjuhës shqipe në Luginë

 

Seminari do të  u mbahet në Preshevë, përkatësisht në lokalet e Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” më datë 03 nëntor 2012.

 

Seminari nis punimet në ora 9h.

 

Organizatorë të seminarit janë: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të Luginës,  dhe Shtëpia Botuese “Albas” Tiranë, Qendra në Preshevë. Në seminar do të marrin pjesë mësuesit e Gjuhës shqipe të të gjitha shkollave fillore. Seminari i sivjetshëm përkon edhe me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Qëllimi i seminarit është rritja e cilësisë dhe efektivitetit të mësimdhënies të Planit dhe  programit të mësimit shqip në shkollat e Luginës. Gjatë seminarit do zhvillohen seanca trajnimi dhe do të shkëmbehen ide dhe përvoja ndërmjet pjesëmarrësve, për një mësimdhënie sa më cilësore të gjuhës shqipe dhe në gjuhën shqipe.

 

Në pjesën e fillimit (fundit) të seminarit në Preshevë, pritet ta përshëndesin Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe Kryetari i komisionit për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm.

Sponsor medial: RTV “Aldi” Preshevë & RTV “Spektri” Bujanoc

 

S E M I N A R

 

TEMA: Letërsia dhe Gjuha shqipe në tekstet shkollore

(Interpretimi i përmbajtjeve mësimore në tekstet e Gjuhës shqipe)

E Shtunë, 03.11. 2012

09,00 – 09,30  Tubimi i pjesëmarrësve dhe hapja e seminarit njoftimi i pjesëmarrësve me organizatorët dhe ligjësuesit eseminarit;

 

Grupi i I  (cikli i ulët fillor)                      

09,30 – 10,30  Letërsia dhe Gjuha shqipe në tekstet shkollore, interpretimi i përmbajtjeve mësimore në tekstet:Gjuha shqipe 2, 3 dhe 4. (Ligjërues autorët e teksteve: Rita Petro dhe Natasha Pepivani)                      

10,30 – 10,35  Pauza (kafe)

10,35 – 11,30  Vazhdimi me të njejtën temë

11,30 – 12, 30 Pauza e drekës 

12,30 -  13,30   Punëtori: Elementet e planit dhe programit mësimor të Gjuhës dhe Letërsisë shqipe (qëllimi, rezultatet e pritura, përmbajtja, metodat), pjesa e I-rë.

13, 30 –13,40 Pauzë për kafe 

13,40—15,00 Punëtori (pjesa e II-të)

 

Grupi i II  (cikli i lartë fillor)                

9,30 — 10,30  Letërsia dhe Gjuha shqipe në tekstet shkollore, interpretimi i përmbajtjeve mësimore në tekstet:Gjuha shqipe 5,6,7 dhe 8 (Ligjërues autorët e teksteve: Idriz Metani dhe Adelina Çerpja)

10,30 – 10,35   Pushim për kafe

11,30 – 12,30  Vazhdimi me të njejtën temë

11,30 – 12,30  Pauza e drekës

12,30 —13,30 Punëtori: Elementet e planit dhe programit mësimor të gjuhës dhe letërsisë shqipe (qëllimi, rezultatet e pritura, përmbajtja, metodat)

13, 30 –13,40 Pauzë për kafe 

13,40—15,00 Punëtori (pjesa e II-të)

15,30 – 16,30  Evaulimi i seminarit (Bisedë, pyetje, diskutime)