Punimet e Luginës ekspozohen në Muzeun Kombëtar të Historisë

 

Kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri me ftesë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ka marrë pjesë në festën e 100 vjetorit të pavarsisë së shtetit shqiptar.

Aktivitet e KKSH-së kanë përfunduar me ngritjen e flamurit kombëtar në ndërtesën e KKSH-së më 26.11.2012.

Nga organizimi I ekspozitës së KKSH-së me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Preshevës dhe Bujanocit punimet e të cilëve kanë përfunduar në Shqipëri më 28 nëntor.

Me ç`rast kreu I KKSH-së ka qe në I ftuar edhe nga drejtori I Muzeut Kombëtar të Historisë, dr.Luan Malltezi. Ku eshe është bërë dorzimi I dy punimeve të përzgjedhura nga juria profesionale dhe janë ekspozuar për nderë të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë.

“Është kënaqësi e veçantë që nga gjitha trojet shqiptare të ekspozohen punumet më të bukura dhe më të mira. Punimet që viejnë nga Lugina e Preshevës kanë edhe një rëndësi më të veçant nga komponojn të tërë mozaikun shqiptar, përkatësisht gjeografikisht dhe emocionalisht bëjnë kuptimplote ekspozitën në Muzeun Kombëtar” është shprehur Malltezi. Për më tepër ai vazhdoi “Historia është një pjesë e rëndësishme e shqiptaris dhe këto punime do të jenë të ekspozuara në ditët në vijim me shumë krenari”.

Kryetari Beqiri e faliminderoj për mikëpritjen nga shteti shqiptar dhe bashkpunimin e ndërsjelltë.

“Shqiptarët nga Lugina e Preshevës ndihen krenar për 100 vjetorin e pavarsisë dhe rëndësinë dhe hapsira që po I jepet Luginës së Preshevës nga shteti shqiptarë është për t`u përshëndetur. Gjithashtu ekspozimi I këtyre punimeve në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë është një privilegj I vacantë”.

Këshillit Kombëtar Shqiptar ka marrë pjesë në të gjitha aktivitet e organizuara për nderë të 100 vjetorit të pavarsisë së shtetit shqiptarë më 27 dhe 28 nëntorë.