KKSH fton të gjitha subjektet politike në unitet dhe reagim demokratik

Këshilli Kombëtar Shqiptar në seancën e djeshme të mbajtur në rend të ditës përveç pikave të zakonta ishte aprovuar edhe shqyrtimi i situatës në Komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.


Pasur parasysh kompetencat e KKSH dhe ligji mbi këshillat kombëtar të pakicave nacionale që në thelb garanton ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar të pakicave kombëtare, KKSH dënon çfarë do tentative që ka për qëllim mohimin dhe shtrembërimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë.

Vizita e kryeparlemtarit të Republikës së Serbisë njësisë speciale anti-terroriste Xhandarmërisë e shoqëruar me demolimin e lapidarit në varrezat e dëshmorëve të UÇPMB-së me heqjen e flamurit në Dobrosin, KKSH shpreh indinjatën e thellë dhe dënon ashpër aktet e tilla që në në esencë kanë mohimin e historisë bashkëkohore dhe shkeljen mbi vlerat e identitetit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.


Gjithashtu, dënon ashpër deklaratat kërcënuese të kreut të qeverisës së Serbisë rreth lapidarit në komunën e Preshevës që në esencë inkurajojnë dhunën dhe tensionet ndërnacionale në këtë rajon.


KKSH fton të gjitha subjektet politike në unitet dhe reagim demokratik në cenimin e vlerave dhe shprehjes së identitetit të shqiptarëve. KKSH konsideron se vetëm bashkërisht me mjete politike në mënyrën më demokratike e civilizuese mundë të ruajmë dhe avancojmë identitetin kombëtar të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.