Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare në Evropën Juglindore

Në kuadrin e projektit të përbashkët  të Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës "Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare në Evropën Juglindore" merr pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, në konferencën e cila është organizuar në Beograd me temë "Forcimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve dhe organeve që merren me promovimin dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare në Serbi ". Fjalën përshëndetëse e kanë marrë edhe nga delegacioni i Bashkimit Evropian si Drejtoresha për drejtat e njeriut dhe antidiskriminim  u.d. Maria Ochoa-Llido  dhe Shefja e Zyrës së Këshillit Evropës  në Beograd,  Antje Rothemund. 


Gjithashtu, në këtë konferencë marrin pjesë edhe të gjitha institucionet relevante si përfaqësuesit Zyrës për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës shtetërore, Zyra e Ombudsmanit etj.

Në këtë konferencë janë duke u shqyrtuar mekanizmat mbrojtës për pakicat kombëtare dhe zbatimi i ligjeve në fuqi sikur edhe roli i këshillave kombëtare në ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtare.

Me çrast Galip Beqiri ka elaboruar situatat e krijuara në Luginën e Preshevës dhe rolin e Këshillit Kombëtar Shqiptar sa i përket fushave të arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqipe. Megjithatë, Beqiri adresoi kritika në raport me organet shtetërore të cilat kanë neglizhuar një sërë vendimesh dhe kërkesash të Këshillit Kombëtar Shqiptar.