KKSH: Lugina e Preshevës duhet të jetë në të gjitha agjendat e institucioneve të Kosovës

Këshilli Kombëtar Shqiptar me interes është duke përcjellë ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës e posaçërisht zhvillimet rreth rezolutës së propozuar për Luginën e Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron se një iniciativë e tillë ka qenë më se e nevojshme në mënyrë që tregoj interesimin, për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e që kanë dhënë një kontribut të pamohueshëm për pavarësinë e Kosovës.


 Gjithashtu, pasur parasysh që janë pjekur kushtet politike konsiderojmë që tashmë Lugina e Preshevës duhet të jetë në të gjitha agjendat e institucioneve të Kosovës.
Këshilli Kombëtar Shqiptar mbështet dhe përshëndet iniciativën për një rezolutë për shqiptarët e Luginës së Preshevës pasur parasysh që mbështet të gjitha e kërkesat politike të shqiptarëve të këtij rajoni qoftë për kërkesën thelbësore për reciprocitet me pakicën serbe në Kosovë qoftë edhe vullnetin e shprehur në referendumin vitit 92, me të drejtë bashkimi me Kosovën.
Këshilli Kombëtar Shqiptar inkurajon të gjitha forcat politike pa dallim që të aprovojnë një rezolutë të tillë dhe themelojnë mekanizmat për realizimin e saj.