KKSH kërkon rritjen e kuotave për studentët e Luginës

Këshilli  Kombëtar  Shqiptar  përmes një  shkrese  ka njoftuar  Ministrinë  e  Arsimit  të  Republikës  së  Shqipërisë   dhe  Ministrinë  e  Arsimit, Shkencës  dhe Teknologjisë  të  Republikës  së  Kosovës  lidhur  me  preferencat  e  maturantëve  nga  Lugina e Preshevës, për  në  Universitetet  e  Tiranës  dhe  të  Kosovës.

            Drejtuesit  e   Gjimnazit “Skenderbeu“, në  Preshevë   dhe  ata  të  shkollës  së  mesme  “Sezai  Surroi“, në  Bujanoc ,  kanë  realizuar  anketën  me  maturantët  e  këtyre  shkollave  dhe  rezultatet  e  anketës  Këshilli Kombëtar Shqiptar  ka  vendosur  ti  adresoj  në  Ministritë  përkatëse.

            Duke  pasur  parasyshë  bashkpunimin e deritanishëm të Këshillit  Kombëtar Shqiptar si me Ministrinë  e Arsimit  të Tiranës ashtu edhe me atë  të Kosovës besojmë  fuqishëm se përcaktimi i kuotave do  ti përgjigjet numrit  të maturantëve  për  në   fakultetet  përkatëse